E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazim në derbin Roma - Juve

Juventus tregoi se nuk e ka humbur shpirtin e tij fitues duke i marre nje barazim 2-2 Romes ne "Olimpiko" ne minutat e fundit te ndeshjes se djeshme te Serise A. Takimi i shumepritur dhe qe grumbulloi gati 80 000 tifoze ne stadiumin kryeqytetas ishte vertet i bukur, por me epersi te dukshme te vendasve. Sidoqofte, Super-Francesko Toti nuk mjaftoi me gjithe dy golat e tij, sepse David Trezege dhe Vincenco Iakuinta i dhane piken torinezeve. Roma e nisi me mire, duke e mbyllur Juven ne gjysmefushen e saj, por nje kundersulm i shkelqyer Del Piero-Iakuinta-Trezege solli golin e miqve. Pas harkimit te persosur te Iakuintes, Trezege i mori kohen Meksesit dhe shenoi ne porten e Donit. Sidoqofte, hyri ne skene Toti qe shenoi dy gola deri ne fund te pjeses se pare. Ne te dyten, Roma vazhdoi "shfaqjen" e saj, por humbi raste te paster me se shumti per merite te portierit Bufon, por edhe te pasaktesise se Tadeit e te tjereve. Ne minuten e 87-te, qe nga nje rivenie anesore, Iakuinta goditi sakte me koke duke barazuan. Para ketij momentin, Alesandro Del Piero humbi penallti per Juven, fituar nga Nedved, duke gjuajtur mbi tra. Per Trezegene ishte goli i 100-te ne Serine A dhe francezi thote se "duhet te luftojme deri ne fund per titullin". Presidentja e Romes, Rozela Sensi konkludoi duke thene se "ne ishim skuadra me e mire ne fushe".
Ne ndeshjet e tjera, Interi u ndal ne Livorno, Atalanta mundi 2-1 Lacion, Fiorentina fitoi 1-0 ne Katania e Palermo 1-0 ne Kaljari, ndersa Torino-Siena (1-1) e Empoli-Napoli (0-0) dolen barazim. Nje diet me pare, Udineze mundi 2-0 Rexhinen e Milani u ndal 1-1 ne "San Siro" nga Parma.
B.Kuka
Xhiroja e 4 ne Seria A

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›