Zyrtare/ Hafizi, trajneri i ri i Tiranës

Astrit Hafizi është trajneri i ri i bardhebluve. Ky është vendimi i bordit të donatorëve pas mbledhjes maratonë. Hafizi, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare (09.11.1996-09.10.1999: 25 ndeshje, 4 fitore, 7 barazime, 11 humbje), ka drejtuar më parë edhe Dinamon e Vllazninë, me të cilën është shpallur edhe kampion në sezonin 1991-1992. Hafizi, pas largimit nga zyrat e FSHF-së ishte në profesion të lirë, ku merrej me rolin e opinionistit në Supersport dhe së fund i "Fokus Sport" të Edvin Pecit në TV KOHA. Hafizi te Tirana pason një tjetër trajner kampion, Starovën, i cili u shkarkua pas humbjes me Skënderbeun. Tirana, që pësoi një humbje poshtëruese me Besëlidhjen, ka marrë vetëm tri pikë nga 12 të mundshmet (3 humbje në 4 takime) dhe në javën e pestë do të përballet në Kavajë me Besën e vendit të tretë. Emrat e tjerë që, mendoheshin të ishin në krye të skuadrës ishin edhe ato të Ilir Dajës, Artan Bushatit, Sulejman Memës, Mirel Josës, Shkodrani Hafizi do të mbahet mend si trajneri që e modernizoi edhe më shumë skuadrën kuqezi dhe lojën e saj, pas Neptun Bajkos. Më pas ai i la vendin trajnerit tjetër shkodran, Medin Zhega.