E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja e Canës vazhdon tatëpjetën

Marseja e Canës vazhdon serinë negative, duke humbur një tjetër ndeshje në kampionatin francez, edhe pse kapiteni shqiptar ishte rikthyer pas pezullimit Okser fitoi pastër 2-0 me Marsejën në javën e nëntë të kampionatit francez. Dy golat për vendasit u shënuan nga Nikulae brenda gjashtë minutash: 18 dhe 24.
SKELA
Edhe në Gjermani, Enegi Kotbus humbi në shtëpi 2-1 me Volfsburgun. Mesfushori shqiptar Skela luajti gjithë ndeshjes dhe në minutën e 11-të realizoi një gjuajtje spektakolare nga 20-metra, por portieri kundërshtar Jentzch e neutralizoi atë.
LALA
Veterani i Hanoverit dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, do të përballet në shtëpi me Bajer Leverkuzenin (te dielen ora 17:00). Mesfushori shqiptar do të luajë si titullar nga minuta e parë. Hanover pas pesë javësh ndodhet në vendin e 13 me 7 pikë, ndërsa kundërshtari ka një pikë më shumë.
KAPLLANI
Sfida e neserme e Karlsruhes me rekordmenët gjermanë, Bajernin e Munihut, është një ndër nga më të shumëpriturat e sulmuesit shqiptar të Karlsruhes, Edmond Kapllani. Durrsaku është në kërkim të golit të tij të parë në Bundesliga 1 dhe golashënuesi i dytë më i mirë i Bundesliga 2 gjatë sezonit të kaluar (17 gola) do të bëjë c'është e mundur për të shënuar kundër portierit të Kombëtares gjermane, Oliver Kahn, dikur një ish-lojtar i Karslruhes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›