E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavaresia e Kosoves, sherr ne futbollin amerikan

Edhe futbolli ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e ka ndjere peshen e rende qe ka statusi i ardhshem i Kosoves, qe per shqiptaret shpresohet te jete pavaresia. Sic ben te ditur gazeta kroate, "Vecernji List", ne finalen e kampionatit te shtetit te Ilinoisit ka shperthyer nje sherr me tifozesh shqiptare nga Kosova, qe mbeshtesin nje skuader kroate, dhe tifozeve serbe qe perkrahnin nje skuader te tyren.
Ngjarja ndodhi ne Cikago, ku skuadra kroate HNK Jadran-Adria luante finalen ndaj Ujedinjenih Srba (Serbet e Bashkuar, ose Junajtid Srbs ne anglisht). Ekipi kroat eshte kampion i Ilinoisit ne dy sezonet paraardhes, ndersa i humbi per momentin shansi qe te dilte kampion per here te trete radhazi. Kjo sepse ndeshja u nderpre per shkak te perleshjeve ne tribuna.
Ne stadiumin e Cikagos ndodheshin rreth 5 000 tifoze, mes te cileve kroate, shqiptare e serbe. Gjate gjithe ndeshjes tifozet serbe me flamuret e tyre therrisnin "Srbija, Srbija". Pas kesaj, shqiptaret u pergjigjen duke brohoritur "Kosova e pavarur". Ne momentin kur takimi ishte barazim 2-2, ndodhi edhe sherri dhe te dy palet sulmuan njera-tjetren me aparate celulari dhe shishe. Sipas gazetes, tifozet kroate nuk moren pjese ne perleshje, ndonese mes te lenduarve ishte edhe nje djalosh kroat, qe u godit ne koke nga nje send i gjuajtur nga tribunat.
Ne ndeshje ishin edhe konsullja e pergjithshme e ambasades se Kroacise ne SHBA, Zorica Markoviq dhe konsulli i pergjithshem i ambasades serbe po ne SHBA, Deshko Nikitoviq.
Policia arriti te ndalonte me te keqen dhe, me ne fund, e nderpreu ndeshjen e cila nuk mund te vazhdonte me. Ende nuk dihet se kur dhe ku do te luhet kjo finale e perseritur. Ne skuadren kroate luante edhe nje futbollist shqiptar, pervecse edhe pese myslimane nga Bosnja.

Bledar Kuka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›