Flash: Kapllani humb golin, pret Oli Kahn

Edmond Kapllani ka pasur dje rastin me te mire per te shenuar gol ne Bundesligen gjermane dhe per t'iu shtuar vetem 5 shqiptareve te tjere qe kane arritur ta bejne kete. Sulmuesi shqiptar hyri ne loje si zevendesues (i Gerlicit, ish-bavarez) ne 62', ne takimin e madh per Karlsruhen e tij, ndaj Bajernit te Mynihut. Rezultati ishte 1-3 per bavarezet, por vetem 2 minuta pas hyrjes ne fushe Kapllani pati rastin e arte vetem per vetem me Kahnin. Gjuajtja e tij u prit paksa me fat nga portieri biond, qe e largoi me kembe per ne goditje nga kendi.
Arena e KSC-se, "Vildparkshtadion" ishte e mbushur plot e perplot per kete rast te madh me 30 702 spektatore. Rraklli (16), Skela (11), Fatmir Vata (6), Igli Tare (4) dhe Rudi Vata (1) jane kuqezinjte qe kane tundur rrjetat ne eliten e futbollit te Gjermanise. Persa i takon golave, Bajerni shenoi me ane te Tonit ne 5', Klozes ne 20' e Hamit Altintopit ne 49', ndersa Porcelo ngushtoi diferencen ne 52', por Ze Roberto realizoi edhe te katertin per miqte. Toni dhe Altintop shenuan gola shume te bukur.
Kapllani eshte shprehur se "nuk e kam problem psikologjik" qe nuk po shenoj dot golin e pare ne Bundeslige, por eshte me shume problem loje". Ai ka shtuar se "ndodh qe nuk kemi besim te vetja, nuk besojme se mund te dalim para portierit ne momentin e duhur dhe keshtu e humbasim mundesine qe na jepet, edhe mua me ka ndodhur kjo gje".
"Dorezim" pa kushte i Lales
Ndryshe nga Kapllani, kapiteni i kombetares, Altin Lala ishte titullar ne ndeshjen e Hanoverit ndaj Leverkuzenit. Ne "AVD Arena" nuk frynte ere e ngrohte dhe ne tribuna ishin "vetem" 32 161 tifoze, shume me poshte se kapaciteti mbi 40 mije vendesh. Miqte fituan 3-0, me gola te Kislingut (ne foto ne duel me Lalen), Vidalit e Gekasit. Altini u zevendesua ne 65' kur rezultati ishte 0-1 dhe pas daljes se tij nga fusha, te kuqte pesuan edhe dy gola tjere.
Ervin Skela, nje milioner mes te papuneve
Ne te vertete askush nuk e thote sakte se cfare rroge ka ai. Sic eshte normale ne Gjermani, klubi jep nje pasqyre te pergjithshme te shpenzimeve per pagat dhe jo rrogat individuale te futbollisteve te tij. Sidoqofte nje gje eshte e qarte, lojtaret e Energise se Kotbusit jane nje perjashtim ne nje krahine ku nuk mbisundon lumturia, te pakten sipas standarteve gjermane. Sic shkruan "Der Shpigel", papunesia ne Kotbus eshte mes shifrave 17 dhe 25 per qind, ndersa qe prej dites se djeshme ne rruge si i papune ka dale edhe nje i ri, trajneri (tashme ish) i Skeles ne Kotbus, Petrik Sander. Njeriu qe e mori Skelen ne Kotbus, pas aventures jo te mire tek Askoli ne Serine A italiane nuk do te jete me me tutat sportive. "Nje ngjarje e vogel ne nje vend ku ka 17-25 per qind te papune, shkruan revista gjermane, e perse duhet te presim qe niveli i futbollit te ekipit te Kotbusit te jete me i mire? Edhe klubi i pergjigjet nivelit te pergjithshem te qytetit".
Karlsruhe - Bayern 1:4
Bledar Kuka