E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Contes, i rëndësishëm

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini e pranon se suspendimi i trajnerit Antonio Conte ka qenë problematik për Bianconeri.

Në muajin gusht, trajneri italian u dënua me 10 muaj për shkak të përfshirjes së tij në kurdisje të ndeshjeve, kur e udhëhiqte Sienan.

Ndërkaq, 44 vjeçarit iu reduktua dënimi në gjashtë muaj dhe ai pritet të rikthehet më 9 dhjetor.

“Ai është person që e ka ndryshuar ekipin gjatë një viti e gjysmë. Kam menduar se mungesa e tij do të jetë më pak problematike. Puna me të gjatë javës dhe përgatitja për lojë, është një ndjenjë mjaft e mirë. Por, trajneri është i nevojshëm në disa raste edhe në lojë”, tha mbrojtësi italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›