E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mëdhenjtë, rrogë të majme Falcaos

Radamel Falcao është bërë objektiv i shumë skuadrave evropiane.

Sipas të përditshmes spanjolle As, skuadrat si Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint Germain janë duke e menduar strategjinë për ta sjell në ekipet e tyre sulmuesin e Atletico Madridit.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, këto skuadra janë të gatshme t’ia ofrojnë futbollistit kolumbian një kontratë prej 10 milionë eurosh, për ta bindur atë që të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Këto tri ekipe thuhet se i kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, të cilit me këtë rast do t’i trefishohej rroga, ndërsa nga shitja e tij do të përfitonte edhe Atletico Madridi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›