E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazimi me Sitin, lojtarët e Napolit priten si heronj

ITALI- Skuadra e Napolit është kthyer nga Mançesteri në orën 4 të mëngjesit, por në aeroport kanë qenë të paktën 300 tifozë për të pritur heronjtë e tyre. Paraqitja e jashtëzakonshme e bërë nga skuadra e Maxarrit ndaj Mançester Sitit të miliardave, ka ngrohur zemrat e tifozëve napoletanë, të njohur për pasionin e tyre për futbollin.

Tifozët kanë përqafuar lojtarët dhe kanë gëzuar bashkë me ta, pas një mbrëmjeje të paharrueshme. Ndërkohë, në Angli mediat kanë “kryqëzuar” Mançester Sitin për lojën e dobët. Ndonëse “Citizens” kanë 43 vjet që nuk luajnë në Champions, ata kanë një ekip të mbushur me yje, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë fituar më parë këtë kompeticion. Mediat kanë përgëzuar Kolarov, autori i golit të barazimit 1-1.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›