Barcelona, “makinë” parash, 473 mln euro në një sezon
SPANJE- Barcelona është një makinë e vërtetë parash. Megjithëse ka borxhe të mëdha, skuadra më e fortë e botës kryeson listën e të ardhurave në vitin e fundit. Përfitimet totale në vitin e fundit kapin shifrën e 473,4 milionë eurove, duke e bërë Barçën në këtë mënyrë klubin numër 1 në botë për paratë e arkëtuara gjatë një sezoni.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, në këtë shifër stratosferike ka ndikuar sidomos fitimi i Ligës së Kampioneve në muajin maj si edhe marrëveshja e sponsorizimit, e nënshkruar me Qatar Foundation. Ky është sezoni i parë që Barça vendos emrin e një sponsori në fanelë, e detyruar edhe nga borxhet e saj të mëdha. Përveç rezultateve në aspektin financiar, Barça vazhdon të fitojë trofe, madje e ka nisur sezonin me dy të tillë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)