E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e gjyqtarit, Nishani: Vepër e krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani deklaron se policia ka vënë në dipozicion të prokurorisë prova të rëndësishme për të zbardhur ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Sipas ministrit, ngjarja është një krim i mirorganizuar dhe se tashmë hetimi është në dorë të organit të akuzës.
 

“Nuk është policia ajo që drejton hetimet, por jemi në dispozicion të organit hetimor. Për këtë rast policia e shtetit i ka dhënë grupit hetimor inforamcione të rëndësishem, të cilat hpresohmë dhe besojmë që të jenë të vlefshme për grupin ehtomor në zbardhjen e kësaj ngajrje”, u shpreh ai.
 

Ministri në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, replikoi me deputet sociliste edhe për një tjetër vrasje ende të pa zbardhur si ajo e deputetit Fatmir Xhindi. Deputeti socialist, Ilir Gjoni debatoi me Nishanin për shifrat e kriminalitetit në vend, që sipas tij janë mbajtur të fshehura. I menjëreshëm ka qenë reagimi i Nishanit. Ministri Nishani për tre orë i është përgjigjur deputetëve për të dhënë shpjegime të ndryshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›