Kercenimi ndaj gjyqtarit gjykata 30 dite burg avokatit
30 ditë burg ka vendosur gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës për avokatin Vangjel Muzina i cili akuzohet nga prokuroria se ka kërcënuar 5 ditë më parë me anë të një telefonate gjyqtarin, Fejzo Hysi.
Sipas prokurorit të çështjes, pas verifikimit të telefonatave të mbërritura në numrin e gjykatësit, Fejzo rezultoi se nga numri i avokatit Mezini kishte mbërritur telefonata kërcënuese. Avokati mbrojtës, Idajet Beqiri ka kundërshtuar masën e arrestit me 30 ditë burg dhe ka kërkuar detyrim me paraqitje duke patur parasysh kontribut 40 vjeçar të avokatit Muzina në sistemin e drejtësisë.
Pas dëgjimit të palëve, gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg 30 ditor, ndërsa për gjykimin e mëtejshëm të çështjes është ngarkuar gjykata e Kavajës.