Gasperini, kundër Romës është shansi i fundit
ITALI- Të gjitha rrugët të çojnë te ndeshja me Romën. Xhan Piero Gasperini është në rrezik shkarkimi ende pa nisur mirë sezoni, pasi Interi i tij ka pësuar tre humbje në tre ndeshjet e para zyrtare, përfshirë Superkupën ndaj Milanit. Ish-tekniku i Xhenoas e di mirë se Morati nuk mund të presë pafund që zikaltërit të marrin fitoren e parë, sidomos pas disfatës 0-1 me turqit e Trabzonspor.
“Jam koshient për faktin që më duhet të nxitoj dhe se besimi i klubit mund të jetë i përkohshëm”, tha Gasperini. Ndërkohë, presidenti Morati e ka anashkaluar shkarkimin. “Mos prisni vendime të bujshme, Gasperini nuk është në diskutim. Roma decizive? Nëse e shohim në këtë plan, është e vështirë për të punuar, për të dhe për lojtarët”, tha kreu i Interit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)