E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heynckes duartroket BATE-n

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes e ka duartrokitur BATE Borisovin, i cili e mposhti ekipin e tij me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“E dija para ndeshjes se kishim përballë një kundërshtar të fortë. Ata janë mjaft të organizuar, sidomos në mbrojtje dhe këtë e demonstruan edhe sot. Mirëpo, mbi të gjitha ata luftuan derisa u lodhën”, theksoi trajneri gjerman.

“Ata luajtën mjaft mirë, por lojtari më i mirë i tyre ishte portieri, pasi që ne bëmë presion krejt kohën. Në fund të fundit, ne duhet ta duartrokasim kundërshtarin”, shtoi Heynckes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›