E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazon Reali, afrohet Bracelona

Pas barazimit të mbrëmshëm të Real Madrid- it me Vila Real- in është rihapur sërish lufta për titull në Premiera Divizion.
Djemtë e Murinjos nuk kanë shkuar më tepër se barazimi 1:1, duke pësuar të njëjtin fat si me Mlagën, pasi u ndëshkuan në fund të takimit.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 62- të me anë të bomberit Ronaldo, por vendasit mesa duket kujtuan golin e Malagës, pasi edhe ata shënuan golin e barazimit në kohën shtesë më anë të një goditje dënimi të ekzekutuar nga Sena.
 

Madrilenët nuk e prisnin këtë rezultat dhe pas përfundimit të ndeshjes pati shumë tension mes lojtërëve, kjo erdhi si pasojë edhe e arbitrit i cili nxorri 5 kartona të kuq për Realin.
Fillimisht u ndëshkua Ramos, më pas Ozill, kartoni i tretë erdhi për tranjerin Murinjo, pas tij u ndëshkua zëvendëstranjeri Rui Faria dhe në fund Pepe.
 

Pas barazimit Reali i Madridit ka ngushtuar diferencën me Barcelonën me vetëm 66 pikë, pasi Reali kryeson me 72 pikë dhe ndiqet nga Barça me 66 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›