E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemikat e Real Madridit

Është rikthyer Zhoze Murinjo i prangave, ai që sheh armiq kudo nga heq vështrimin dhe që tashmë I trembet faktit se mund të humbasë titullin kampion në La Liga, edhe pse kishte dhjetë pikë diferencë nga Barcelona. Pikët e avantazhit nga “blaugranat” tani janë vetëm 6, por pas pretendimeve të katalanëve dhe fashikullit me gabimet e gjyqtarëve, tashmë është Reali që konteston.
Në “El Madrigal” ka ndodhur vërtetë gjithçka. Një penallti e mohuar për Vijarealin, kartonë të kuq për Sergio Ramos, Ëzil e përgatitësin atletik të madrilenëve, Rui Faria, ndërsa në minutat e fundit nga stoli është larguar edhe Zhoze Murinjo, që ka ofenduar gjyqtarin. Për deklarata fyese ndaj arbitrit të ndeshjes, Paradas Romero, në tunelin që i çon skuadrat drejt dhomave të zhveshjes me kartonin e kuq është ndëshkuar edhe Pepe.
Nervat e kanë tradhëtuar edhe Kristiano Ronaldon, që iu drejtua telekamerave duke bërtitut: “vetëm vjedhin, vetëm vjedhin”. Ndërkohë, gazetat sportive spanjolle shkruanin “Paradas Romero është armiku i ri i Mou, një emër që I shtohet listës ku ndodhen Ovrebo, Stark e Busaka”, ndërsa “Marca” përdorte titullin e madh: “Skandal”.
Ndërkohë, edhe pse në fillim u dyshua se Vijareali duhej ta mbyllte ndeshjen me 10 lojtarë, pas dy kartonëve të verdhë të Marko Ruben, megjithatë mediat iberike kanë sqaruar se sulmuesi bëhej fjalë vetëm për një gabim dhe sulmuesi nuk është ndëshkuar dy herë, pasi në rastin e kartoni ishte për Senën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›