E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, ishull super luksoz në Emirate

Klubi mbretëror spanjoll, Real Madrid, ka marrë vendimin që të ndërtojë një ishull superluksoz në Emiratet e Bashkuara Arabe, projekt që do të kushtojë jo më pak se një miliard dollarë.

Projekti do të inaugurohet në vitin 2015 dhe ajo që madrilenët e quajnë "parajsë" të tyre vendndodhjen e ka në ishullin Al Marjan në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më poshtë mund të gjeni disa prej detajeve të këtij ishulli.


- Përmasa gjigante prej 430 mijë m²

- 60 Vendpushime superluksoze

- 48 vila gjigante me plazh privat

- Jahte luksoze me klube nate

- Një park madhështor

- Një hotel me 5 yje dhe me 450 dhoma

- Nje muze të Real Madridit

- 400 apartamente

- Stadiume sportive për seanca stërvitore

- Stadium ku do të zhvillohen ndeshjet me kapacitet prej 10 000 spektatorëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›