Mancini mirepret Tevez

Karlos Tevez është rikthyer në fushë për Mançester Sitin dhe këtë e ka bërë si protagonist. Sulmuesi argjentinas ishte vendimtar për “sitizëns”, duke krijuar aksionin që lejoi Samir Nasrinë të shënonte golin e fitores 2-1 përballë Çelsit. Me këtë fitore, Siti vazhdon të mbajë nën presion Mançester Junajtid në garën për titull, ndërsa qëndron vetëm një pikë larg kryesuesve.
Tevez u kthye në fushë që prej përplasjeve me klubin në muajin shtator, ndërsa trajneri Mançini e aktivizoi, edhe pse disa muaj më parë kishte deklaruar se “Apashi” nuk do të luante më për klubin. Sulmuesi u mirëprit edhe nga tifozët, ndërsa drejtuesi i stolit vlerësoi paraqitjen e tij.
“Jam I kënaqur me lojtarët, pasi ata shpenzuan shumë energji dhe në fund arritën ta realizonin objektivin, duke e fituar ndeshjen. Tevez nuk ishte në formën optimale, por kjo është normale. Gjithsesi, askush nuk e diskuton kualitetin e tij, ndërsa Karlos dha edhe një assist të jashtëzakonshëm për Nasri”.
Mançester Siti i dha fund serisë pozitive me katër fitore të Çelsit me Roberto Di Mateon në stol, ndërsa dueli direkt për titullin me Mançester Junajtid do të luhet gjatë muajit të ardhshëm.
“Nuk humbëm dhe jemi ende në garë për titullin. Kanë mbetur edhe nëntë javë nga fundi I kampionatit dhe duam të luftojmë deri në fund. Megjithatë e rëndësishme është ti marrim ndeshjet me radhë”.
Pas 29 ndeshjeve, “Djajtë e Kuq” të ferguson kanë 70 pikë, ndërsa Siti i ndjek me 69.