Barbara De Rosi Fotografohet me të dashurin 21 vjet më i ri
Është 21 vjet më i ri se ajo, ka një fizik atleti dhe të mbushur me tatuazhe. Bëhet fjalë për të dashurin e ri të aktores italiane, Barbara De Rosi, i cili është bërë shkak që ajo të ndihet sërish e re dhe e bukur. Të dy janë parë në Sabaudia, ku po shijojnë në det dhe diell pushimet e tyre romantike. Me ta është parë edhe vajza 14 vjeçare e Barbaras. “Ai më ka bërë të provoj emocione të forta” është shprehur De Rosi. Ai quhet Antoni Manfredonia, është 29 vjeç, ka lidhur në Napoli dhe është kantautor. “Nuk është kurrë vonë për të nisur një histori dashurie,- thotë aktorja,- dhe besoj shumë te kjo histori që deri tani më ka bërë shumë të lumtur”. Për diferencën në moshë ajo shton: “Të kesh pranë një person më të ri që të dashuron të bën të ndihesh më e re në moshë. Është një ndjesi e bukur që tani po e provoj me Antoni” shprehet Barbara.
10 Gusht 2010