Barbara de Rosi i jep fund martesës 15 vjeçare me balerinin serb
Ata dukeshin një çift i përsosur, si një shembull i qartë i dashurisë dhe përkushtimit. Martesës mes Barbara de Rosit dhe balerinit serb, Branko Teshanoviç, pas 15 vjetësh i vjen fundi. Në një deklaratë zyrtare të vetë balerinit komunikohej: “Mes meje dhe Barbarës gjithçka ka përfunduar”. Mospërputhje karakteresh, lexohet në komunikatën për shtyp të bukuroshit serb. Shumë xhelozi nga ana e aktores ndaj bashkëshortit të mahnitshëm, 10 vjet më i ri se ajo. Kohë më parë, De Rosi kishte pranuar: “Im shoq është një mashkull tërheqës dhe kam shumë besim te ai. Por, kam punuar shumë me veten time gjatë këtyre viteve për të kontrolluar xhelozinë time”. Dhe për t’u ndier më e sigurt në vete, ajo ra në peshë, ndryshoi pamjen e saj të jashtme, por me sa duket, nuk mundi dot të ndryshonte atë që ndiente prej kohësh: xhelozinë mbytëse.
4 Maj 2010