E Diel, 1 Nëntor 2026

Madona, ikonë e stilit të viteve 80



Stili i viteve 80 rikthehet, e nëse e mendon më mirë mund të thuash se nuk ka qenë kurrë jashtë modës. Një sondazh kurorëzon Madonën si ikonë absolute të asaj periudhe. Sipas një sondazhi, mbretëresha e popit ka ndikuar me stilin e saj në femrat e gjithë botës. Detajet që e karakterizonin janë: dorezat me gishta të prerë, funde të veshur sipër xhinseve, një sërë aksesoresh si byzylykë të shumëfishtë dhe varëse me kryq. Zonja Çiçone, për hir të së vërtetës, edhe në ditët e sotme, në moshën 51 vjeçare vazhdon të udhëheqë stilin dhe për shumë femra ka qenë një pikë e rëndësishme referimi. Sipas votave të sondazhit, ajo ka mundur të mundte dy yje të kalibrit si Kajli Minog dhe Debi Herri. Përsa i përket periudhës së viteve 2000, Sheril Kol është votuar si femra më seksi. Ndërsa Lejdi Gaga duhet të kënaqet me vendin e dytë.

4 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›