E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë-Beograd, në vjeshtë nisin bisedimet



Me kërkesë të faktorit ndërkombëtar, Prishtina dhe Boegradi do të nisin në vjeshtë një raund të ri bisedimesh, të cilat do të ndërmjetësohen nga diplomatët europianë. Megjithatë, bëhet e ditur se këto bisedime do të kënë në qendër të tyre çështje teknike dhe jo hapjen e çështjen e statusit. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini la të kuptohej se bisedimet mund të rifillojnë menjëherë pas përfundimit të Samitit të Sarajevës që do të zhvillohet në qershor, nën organizimin e BE-së. Paraprakisht, mendohet se tri do të jenë fushat kryesore të bisedimeve mes palëve: decentralizimi, trashëgimia kulturore dhe veriu i Kosovës, që të tria të negociuara edhe gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish-i dërguari i OKB-së, Marti Ahtisari. Burimet thonë se Prishtina zyrtare do të mund të krijojë të paktën tetë grupe punuese të cilat do të ndihmonin në përgatitjen teknike të bisedimeve. Të tjera burime konstatojnë se bisedimet mes dy palëve mund të fillojnë menjëherë pas vendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për ligjshmërinë e pavarësisë të Kosovës.

4 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›