Barbaria mbi femrat, nga Greqia e lashtë tek fiset e Amerikës
Autori i Lajmit: red.
Femra paraqet në histori dashurinë hyjnore me përbërje trupore. Duke i hedhur një sy të kaluarës, konstatohet se femra ka vuajtur gjithmonë në shoqërinë ku ka bërë pjesë. Ajo ka qenë si një fortesë e rrethuar gjithnjë nga sulmues e padrejtësi të ndryshme dhe është poshtëruar deri në atë shkallë, që shitej e blihej si një plaçkë tregu. Ka patur vetëm disa periudha, në të cilat ajo është trajtuar sipas meritave të saj. Duke udhëtuar nëpër analet e historisë shohim gjithfarë trajtimesh të bëra ndaj saj. Sa më tepër të gjurmosh në histori, aq më tepër dëshmi do të gjesh për kushtet e trishtueshme të femrës në qytetërime të ndryshme.
Femra në Romën antike, një pajë e bashkëshortit
Femra në kohën e romakëve ishte si një pajë e kryetarit të familjes (vjehrrit ose bashkëshortit) me statut birësor, dhe konsiderohej si motër e fëmijëve të tij. Gratë dhe vajzat nuk kishin asnjë të drejtë për veten e tyre dhe trajtoheshin si plaçkë tregtie. Para burrit e babait, ato nuk kishin asnjë të drejtë pronësie apo për më tepër të bënin vizita ose udhëtime të shkurtra, qoftë edhe për nevojat e tyre personale. Babai mund t i shiste vajzat e tij kurdo që të dëshironte, mund t i jepte hua ose t i mbyste. Kështu pra, femra nuk kishte asnjë të drejtë si qenie njerëzore.
Femra në Greqinë e lashtë, një hamshore për burrin
Para erës kristiane, në Greqinë e lashtë nuk ekzistonte martesa e zakonshme. Grekët jetonin në grupe dhe fëmijët nuk e njihnin nënën e tyre. Poligamia nuk ishte diçka e zakonshme, por çdo njeri, sipas gjendjes ekonomike, mund të mbante në shtëpi një numër të caktuar grash jashtë martese. Në Greqi, femra nuk kishte status juridik dhe burri i martuar me të mund ta falte si dhuratë ose ta jepte hua. Ajo mbahej si pronë, ashtu siç mbaheshin skllevërit dhe kafshët që përdoreshin për nevoja të ndryshme. Kishte raste që grekët i lidhnin femrat në një hu dhe i fshikullonin me kamxhik.
Femra aziatike, shkëmbehej nëse pranonte kreditori
Midis popujve më të qytetëruar të Azisë, gjendja e femrës linte shumë për të dëshiruar. Shembull për këtë marrim Tibetin dhe Kinën, ku femra nuk ishte e barabartë as me një kafshë barre, dhe në pikëpamje të të drejtave shoqërore ajo mbetej gjithnjë nën tutelën e burrit ose të babait. Në Kinë, gruaja nuk kishte të drejtë të ulej në tavolinë e të hante bukë me bashkëshortin e fëmijët e saj të rritur. Në tryezë ajo kishte funksionet e një mobiljeje dhe qëndronte aty pa lëvizur për t i ndezur çibukun burrit të saj. Vajzat nuk kishin të drejtë trashëgimie. E njëjta gjë ishte edhe në Indokinë, ku dëshmia e saj nuk kishte asnjë vlerë. Kështu, ajo nuk mund të hynte brenda gjykatës, por rrinte te porta për të thënë atë që kishte ose që i kërkohej. Ajo mund të shkëmbehej për likuidimin e një borxhi nëse do ta pranonte kreditori.
Femra në Indi, përbuzja gjatë menstruacioneve
Në Indi femrat mbaheshin nën tutelën e bashkëshortit, të djalit ose të familjes së burrit, e nëse nuk ekzistonte ndonjë tutor, atëherë ajo ishte e varur nga mbreti. Bashkëshorti e konsideronte atë si një skllave të tij dhe ajo duhej ta thirrte atë me titujt "zotëri, padron" e epitete të tilla, e në asnjë mënyrë me emrin e tij. Gjatë periudhës së menstruacioneve, ajo mbyllej në një vend, ndërpritej çdo kontakt me të dhe ushqehej nëpërmjet një sporteli, për arsye se gjatë kësaj kohe konsiderohej si e ndyrë.
Femra në Australi, mishi i grave në pjatë në kohë zie
Në Australi, femrat konsideroheshin si kafshë shtëpiake dhe shërbenin si mjet për fashitjen e pasioneve të mashkullit, për lindje dhe për shtimin e popullsisë. Atje praktikohej një zakon i shëmtuar ndaj femrës gjatë periudhave të zisë e të thatësirës. Në ato periudha gruaja mbytej dhe mishi i saj hahej për të plotësuar mungesën e ushqimit. Ajo nuk kishte të drejtë të shoqëronte bashkëshortin gjatë ngrënies, pra të hanin të dy njëkohësisht. Gruaja duhej të priste derisa të ngopej burri, që të fillonte të hante tepricat e mbetura në tryezë. Një grua e ve, pas vdekjes së të shoqit, bëhej pronë e vëllait të të vdekurit, derisa të ishte gjallë. Femra vendase e Australisë rrallë se vdiste në shtratin e saj nën trajtimin mjekësor të të afërmve. Ajo lihej në mëshirën e fatit derisa të largohej nga kjo jetë. Nganjëherë thuhej se ajo kishte jetuar mjaft, kështu që mbytej duke u kapur për fyti ose duke e privuar nga të ushqyerit për një kohë të gjatë, derisa të vdiste. Ashtu siç veprohej edhe në vende të tjera, në Australi punët më të rënda kryheshin nga femrat. Gjithashtu njerëzit e këtyre vendeve e shfaqnin dashurinë ndaj prindërve të tyre në një mënyrë të çuditshme. Për të mos i parë vuajtjet e tyre në pleqëri, ata i varrosnin prindërit për së gjalli, sapo ata arrinin moshën 40 vjeçare. Në ishullin Rrape, në Polinezi, gratë detyroheshin t u mëkonin burrave të tyre ushqimin kafshatë pas kafshate. Në Zelandën e Re, femrat përdoreshin për të mbajtur pesha të rënda, punë kjo që nuk bëhej nga burrat, sepse konsiderohej akt zhburrërimi.
Femra në Afrikë, berbere, hamalle e kirurge
Në Afrikë, mishi i femrës konsumohej më pak se në Australi. Në lidhje me këtë, një shkrimtar anglez në reportazhet e udhëtimeve të tij shkruante se kishte parë në ato zona të servirej në bankete mishi i femrave e i fëmijëve. Kudo në Afrikë ndërtimi i kasolleve e i shtëpive, endja e tapeteve dhe e rrogozeve, punët bujqësore, mbjelljet e ujitja janë punë që i përkisnin grave, sepse burrat nuk i prekin me dorë të tilla punë. Në disa krahina berberët, hamallët e kirurgët janë krejtësisht femra. Burrat merren vetëm me rrobaqepësi, larje rrobash e nganjëherë punë me metal. Armët, veshjet dhe kapelet e burrave janë të shenjta për femrat, kështu që nuk guxojnë t i prekin me dorë. Po kështu, kur burrat janë duke fjetur, gratë nuk duhet të kalojnë nga shtrati i tyre për të mos i zgjuar. Në ishujt e Marquises, mishi, pula, frutat e kokosit dhe arrat janë një ushqim që u rezervohet vetëm burrave; femrat nuk kanë të drejtë t i konsumojnë.
Femra në Amerikën e Veriut, gratë e moshuara mbyten
Në këtë popullsi të egër të Amerikës së Veriut femrat janë të detyruara të sigurojnë ushqimin e familjes, ndërsa burrat dalin për gjah dhe një pjesë të kohës e kalojnë me dëfrime. Përkundrejt shërbimeve të bëra nga femrat, burrat i mbysin sidomos plakat që nuk kanë më fuqi për të punuar, duke i kapur për fyti; këtë e bëjnë më tepër gjatë periudhave të varfërisë. Gjithashtu ato përdorin edhe një metodë tjetër - duke ua futur kokën në një vrimë të mbushur me tym karboni dhe duke i mbajtur në atë gjendje, derisa të asfiksohen. Nga frika se mund të sulmohen nga fiset e tjera, familjet duhet të bëjnë roje gjithë natën, por edhe kjo është punë që i përket grave të gjora. Në një nga fiset e Karaibeve, ndjekin një zakon edhe më çnjerëzor: në të gjithë botën, femra kur lind, pushon disa ditë për të marrë shëndetin, por te ky fis ajo fillon punën menjëherë, në vend që të trajtohet mjekësisht.
Femra në Arabi para Islamit, lindja e vajzës, një kob
Para se të shfaqej Islami në Arabi, porsa lindte një vajzë, familjet e njohura e varrosnin për së gjalli këtë fryt delikat të jetës. Burri ishte një qenie brutale, më i egër se kafshët. Ai nuk kishte mëshirë as për fëmijën e tij dhe e zhdukte atë me duart e veta. Ky nuk ishte një zakon vetëm i arabëve. Në Australi, në disa fise në Afrikën e Jugut e përdornin mishin e fëmijëve të tyre për t i ndjellur luanët që sulmonin kopetë e tyre. Në Arabi, lindja e një vajze numërohej si një kob. Familja fshihej prej miqve e të afërmve sikur t u kishte ndodhur një ngjarje e turpshme. Babai, kur merrte lajmin e lindjes së vajzës, skuqej nga turpi, sikur t i kishte rënë një fatkeqësi e madhe.
Thënie
Personalitete që janë shprehur kundër nudizimit të femrës
Femra është ekuilibri i familjes dhe prishja e saj afekton ndershmërinë e kësaj bërthame të shoqërisë njerëzore. Në anën tjetër, mirëqenia e përparimi i saj bëhet shkak të ndërtohet një shoqëri e një komb i shëndoshë dhe i aftë për të përballuar të gjitha sfidat e kësaj jete. Të gjitha Librat e Shenjtë i kanë rekomanduar meshkujve që nga paraqitja estetike e bukuria e femrës të mos marrin asgjë falas, por gjithçka brenda normave morale e ligjeve të një vendi.
Charles Chaplin, artist i madh i kinemasë, i shkruante vajzës së tij Geraldine, dhe e kritikonte për lakuriqësinë e saj me këto fjalë: "Vajza ime, nuk ka në botë asnjë njeri që duhet të shohë trupin tënd lakuriq, përveç atij që dëshiron të marrë pjesë në jetën tënde".
Octavio Paz, poet e autor kumtesash, thotë: "Femra është një qenie nganjëherë e çmueshme e nganjëherë e dëmshme, por gjithmonë e ndryshueshme: duke e transformuar në një objekt e duke i imponuar ndryshime nga ana e burrit". Ai thotë gjithashtu: "Femrat janë të mbyllura në një imazh që shoqëria e gjinisë mashkullore ua imponon".
Anatole France thoshte: "Nëse femra nuk do të mbulonte pjesët e trupit të saj që janë më tërheqëse, ajo nuk do të kishte asnjë vlerë si e tillë. Po kështu duke e lejuar të lakuriqëzohet e të mbajë lidhje të lira me burrat, këta të fundit nuk duhet ta quanin më me emrin "femër"."
Madam H. Launey, pedagogia e njohur franceze, ja se ç thotë në lidhje me këtë: “Femra është si një valixhe plot me kuriozitete, sa më tepër që kjo hapet, as më shumë vijnë duke u shuar këto kuriozitete dhe përfundon kështu në një krijesë e tillë kaq me vlerë shoqërore, në një zero”.
Dje kafshë pune, sot lodër për argëtimin e meshkujve
Të gjithë dijetarët e moralistët janë të mendimit se femra nuk duhet t u lejojë meshkujve të vendosin për fatin e saj duke u shuar pasionet e tyre me anë të ekspozimit të trupit të saj. Nudizmi në vetvete është një lloj nënshtrimi ndaj instiktit. Njeriu i pjekur, i çdo seksi qoftë, me anën e mendjes së tij, mund ta ndryshojë instiktin e ta vërë atë në shërbim të së mirës personale e shoqërore. Në periudha të ndryshme historike, femra përdorej si plaçkë tregtie nga ana e burrit, ndërsa sot shoqëritë e qytetëruara i kanë dhënë asaj një drejtim tjetër duke e vënë në skenë si lodër dëfrimi për të kënaqur dëshirat e një mashkulli me anë të gjithfarë modash, sfilatash, reklamash apo filmash e revistash erotike etj, duke e inkurajuar nudizmin si një mjet për tërheqjen e mashkullit. Ja se ç thotë Gandhi, udhëheqësi i pavarësisë së Indisë në lidhje me femrën: "Në qoftë se në shoqëri prania e femrës nuk shërben për gjë tjetër, vetëm se për të kënaqur pasionet e burrave, ne të gjithë, në emër të burrave (si seks) duhet të ulim kokën nga turpi. Do të doja që raca njerëzore të shkatërrohej në tërë si se sa ta kthenim në një objekt dëfrimi e poshtërimi femrën, krijesën më delikate të Zotit.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008