Konsumi i verës, incidencë e ulët e infarktit të miokardit
Autori i Lajmit: red.
Një sintezë objektive për rolin e verës në të ushqyer ose për kufijtë e një sigurie absolute dhe bile deri në një avantazh të mundshëm të dobisë së saj, është e vështirë të bëhet. Kundërvënia jo tërësisht e zgjidhur dhe e shprehur nxitet nga dilema që lidhet me përbërësin kryesor të pijeve alkoolike, pra etanoli dhe efektet dhe kundërefektet e tij funksionale. Etanoli furnizon me kalori, por edhe me lëndë toksike potenciale, duke përbërë një rrezik patologjik që mund të çojë në varësinë nga alkooli dhe degradimin e personave që e përdorin në sasi të mëdha. Vetëm pas kësaj premise për potencialin toksik të kuotës së alkoolit te verërat mund të vihen në dukje edhe anët pozitive të verës, por gjithmonë duke pasur parasysh dozat, gradacionin dhe mënyrat e konsumimit të saj, me kufizimet dhe ndalimet e duhura, për grupmosha të caktuara, për gjini dhe gjendje fiziologjike (shtatzani, ushqim të fëmijës me gji), dhe duhet theksuar se ndalimi i verës është kategorik në patologjitë që lidhen me mëlçinë. Ndërkohë, nuk është korrekte të vihet një shkallë barazie midis problemit të superalkoolikëve me ato pije me gradacion të ulët alkooli, duke unifikuar gjithçka në përbërjen e alkoolit, duke injoruar deri efektin antioksidues të disa përbërësve, sidomos duke pasur parasysh lidhjen gastronomike dhe sociokulturore të verës dhe birrës me historinë e njeriut.
Cili është roli i verës në mënyrën e të ushqyerit?
Vera është, pa asnjë dyshim, pjesë përbërëse e kulturës së të ushqyerit në Mesdhe, duke e nënkuptuar këtë të fundit si një tërësi zakonesh, dokesh, pronësi të ndërgjegjjes dhe të mënyrës së sjelljes. Nuk është vetëm një plotësuese e dietës, por simbol kompleksesh për të cilat mjeku ka për detyrë të individualizojë kufijtë e konsumimit të saj. Për një mjek italian apo francez është e vështirë të imagjinojë se një prodhim kaq tipik i gastronomisë tradicionale, tepër i legjitimuar nga një zakon dhe mënyrë të ushqyeri mijëravjeçare dhe sot e mbrojtur me fanatizëm nga një mekanizëm i rafinuar konsumistik, mund të bëjë keq përveç rasteve kur ka persona që nga padituria ose të shtyrë nga vesi, abuzojnë me verën. Në vendet me vreshtari të zhvilluar zakoni i të pirit verë është përqendruar pothuajse tërësisht gjatë vakteve dhe si rrjedhojë është më pak e rrezikshme, edhe pse mund të konsumohet në sasi të mëdha, në krahasim me konsumimin në të shkuarën në sasi të mëdha në pijetore ose në lidhje me mënyrën e konsumimit në të kaluarën të pijeve superalkoolike. Eshtë e qartë që dëmet e shkaktuara nga alkooli janë më të vogla kur stomaku është në punë për përpunimin e ushqimeve dhe i njëjti potencial metabolik i mëlçisë duket të ketë një dëm më të vogël të shkaktuar nga oksidimi alkoolik gjatë periudhës së tretjes. Nëse pranojmë pra ndikimin e një tërësie arsyesh shoqërore, psikologjike, dietetike, epidemiologjike, ku mund të bëjë pjesë edhe vera, pa shkaktuar dëme, bile në të kundërtën duke sjellë efekte të dobishme, në mënyrën e të ushqyerit të njeriut, momenti kyç i gjithë çështjes qëndron në identifikimin e parametrave të sigurisë, pra në personalizimin e dozave të pranuara.
Cila është dobia energjetike e verës?
Le të fillojmë më saktësimin e kufijve brenda të cilëve vera mund të konsiderohet si ushqim, duke nisur nga rëndësia dhe vlerat e saj energjetike dhe nga pyetjet që lidhen me përdorimin e kalorive të vijnë nga alkooli. Edhe pse vera është një prodhim kompleks, i pasur në substancat që e përbëjnë (më shumë se 250), vlera apo dobia energjetike e një vere të mirë koinçidon (përkon) në praktikë me atë të etanolit dhe lëkundet në rastin kur konsumohet normalisht gjatë një vakti deri tek 700 kilokalori për litër. Duke pasur përherë parasysh ekuivalencat energjetike, dietologu mund pra të barazojë një gotë verë me 30 gr bukë ose 100 gr mish viçi pa dhjamë. Ndërkaq, kaloritë e alkoolit nuk mund të përdoren drejtpërdrejt për punë fizike apo për qëllime plastike, siç ndodh për ushqimet e tjera, por kontribuojnë për metabolizmin bazë dhe nuk nxisin përdorimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave. Ndjenja e nxehtësisë që pason tretjen e verës ose në masë të madhe të superalkoolikëve, shpreh jo aq vlerat energjetike të alkoolit, sesa veprimin e tij farmakologjik si vazodilatator periferik. Gjithashtu, është e udhës të çmitizohet fakti aq i përhapur dhe i besuar te njerëzit që jetojnë në zona malore se alkooli mbron nga të ftohtit, sepse ndjesia e menjëhershme e nxehtësisë përcillet si një ngrohje tepër e shkurtër me një djersitje të ekzagjeruar në lëkurë dhe do të ishte më mirë që kjo ndjesi të ruhej për organet e brendshme në kushtet e temperaturave tepër të ulëta. Si përfundim, alkooli ka karakteristikat e një karburanti me rendiment të ulët sepse mund të aktivizojë rrugët metabolike me pak prurje energjie, ose mund të prishë rregullimin termik me djersitje të ekzagjeruara.
Pija e dashur do të futet në shkencën dietetike moderne
Jo për merita ushqyese, as për efekte mbi shëndetin, por për rritjen e cilësisë së jetesës
Nuk është e vështirë të mbrohet me sukses kauza e verës duke nënvizuar rëndësinë e saj, nisur nga përmbajtja në vitamina, në oligoelemente ose në hekur, si dhe të tjerë përbërës më pak të pranishëm në verë, duke ruajtur përherë masën në përdorimin e verës. Nga ana tjetër, pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër dhe që gjenden te vera. Të dhënat epidemiologjike që janë bërë në kuadër të promocionit të dietës mesdhetare e lidhin konsumimin e verës me një incidencë të ulët të infarktit të miokardit, paraqesin edhe sot hipoteza të vlefshme për mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit sesa këshilla të karakterit farmaceologjik. Nuk do të ishte korrekte, në emër të shpalljes së rezultateve shkencore, të mos merrej parasysh shembulli i toksicitetit kardiologjik të etanolit, që është përgjegjës për pothuajse 50% të miokardiopatisë dilatative. Kjo tablo e verës ose më keq akoma e superalkoolikëve që bëjnë mirë për diçka, duke nisur nga mjekimi i anemisë apo rritjes së sasisë së kolesterolit të dobishëm nuk duhet të bëjë pjesë në reklamimin korrekt të kësaj pijeje kaq të lashtë. Por edhe teprimi në shifra për rreziqet e tmerrshme të përdorimit të alkoolit si sëmundjet e pankreasit apo të tjera patologji të aparatit të tretjes, ku më e tmerrshmja konsiderohet Cirroza hepatike, nuk duhet të na dekurajojnë dhe të na kufizojnë në konsumimin e verës. Vera, më shumë se çdo lloj pije tjetër, mund të parashikohet të futet në shkencën dietetike moderne, jo për merita ushqyese të veçanta, as për faktin e të qenit me virtyte për shëndetin, por thjesht për kënaqësitë e saj gastronomike, për kontributin për cilësinë dhe rritjen e nivelit të jetesës, si dhe mënyrën se si konsumi i saj në sasi të kontrollueshme nuk arrin kurrë të bëhet një rrezik për shëndetin. Ndërkaq, vera nuk është një pije për të shuar etjen, as dhe për t u shndërruar në një simbol shoqëror, është thjesht një ushqim që merret dhe shijohet së bashku me vaktet për të amplifikuar vlerën shijuese të ritit të të ushqyerit, por gjithmonë duke ruajtur masën.
Keshillat e dietologut se kur nuk duhet konsumuar fare ose reduktuar kjo pije
Vera, limiti i konsumit që e bën të dobishëm
Eshtë një “karburant” që mund të prishë rregullimin termik me djersitje të ekzagjeruar
Në çfarë mase këshillohet të pihet? Gjithmonë kjo varet nga mosha dhe kushtet e subjekteve të veçanta, sidomos grave dhe të moshuarve dhe këtu duhet të ndiqen udhëzimet që ofron shkenca e dietologjisë. Për të qenë të sigurt, nuk duhet t i referohemi kapacitetit teorik të metabolizimit të alkoolit (rreth 1g në ditë për çdo kg peshë) që do të korrespondonte për një verë normale në gradacionin alkoolik në rreth 750 ml pije për burrat në kushte të mira shëndeti dhe dihet për gratë sasi më e paktë. Shumë shkencëtarë bien dakord për një konsumim të rregullt dhe të paabuzueshëm të etanolit në ditë që shkon rreth 0,60 -0,75 g/kg peshë trupore, duke ulur kështu sasinë e pranuar të verës rreth gjysmë litri për burrat në rastin e një vere me gradacion alkooli 12. Edhe në këto doza ditore, shumë më të kujdesshëm duhet të tregohemi në mënyrën e marrjes së verës dhe të përjashtohet abuzimi kur janë marrë të tjera pije alkoolike si: aperitivët, pijet e hidhura apo superalkoolikët. Për të rriturit në gjendje të mirë shëndetësore, konsumi i përditshëm i pranueshëm mund të jetë deri në tri gota verë për burrat dhe jo më shumë se dy gota për gratë.
Kujdes personat obezë, shtatzanat dhe të moshuarit
Kur është e nevojshme të reduktohet ose të mos konsumohet fare vera? Nëse degustatori (shijuesi) i verës në kufijtë e lejuar të përdorimit të saj, mund të ndiejë kënaqësi dhe të tentohet nga vera pa pasur rrezik të dëmtojë shëndetin e tij, kjo lejohet, por në rastin kur disa persona të sëmurë dhe me gjendje të caktuara fiziologjike (obeziteti, shtatzania apo plakja e parakohshme) vera nuk këshillohet të konsumohet. Abuzimi i vazhdueshëm me alkoolin lidhet p.sh me patologjitë që shfaqen në aparatin e sipërm të tretjes dhe për këtë duhet që këtyre personave me këto patologji t iu thuhet shprehimisht se përdorimi i pijeve alkoolike është klinikisht i ndaluar.
Kur këshillohet të pihet verë?
Të pish pak verë mund të jetë e dobishme në rastet e gastriteve iposekretive ose te subjektet që vuajnë nga anoreksia, sepse kjo pije provokon një hipoglicemi të lehtë dhe nxit oreksin. Përdorimi i keq i verës konsiderohet ai që u jepet fëmijëve ende të papjekur, dhe këto kundërindikohet deri përdorimi i birrës apo aperitivëve. Më pak drastik është këshillimi i përdorimit të verës te të moshuarit sepse nga një anë përdorimi i verës është bërë për ta një rit dhe nga ana tjetër favorizon oreksin, por kujdes në teprime sepse sjell plakje të parakohshme, por përdorimi në doza modeste nuk përbën aspak problem. Këtu duhet të ndiqen këshillat e mjekut kurues, që vendos rast pas rasti për dobinë ose jo të konsumit të disa gotave verë.
Konsumimi i moderuar i birrës është i dobishëm
Shija e hidhur e cila zgjat shumë kohë, karakterizon birrën e cilësisë së ulët
Fabrikimi i birrës ka filluar në vitin 1200 në Gjermani, ndërsa në shishe për herë të parë në vitin 1605. Birra konsiderohet sinonim me festat dhe takimet me shoqërinë. Në një tekst egjiptian të vitit 1600 para erës sonë, gjenden 100 receta mjekësore të cilat përdorin birrën. Pak vite më parë, në Angli u mbushën 1000 shishe me birrë bjonde të quajtur Tutankamon, e cila u përgatit pas një recete të vjetër prej 3.200 vitesh.
Arsyet pse të konsumosh birrë
1. Eshte e shijshme, ushqyese dhe përmban pak kalori. Birra nuk përmban yndyrna dhe sheqer. Kaloritë birrës ia ofron alkooli i cili përmban 7 kalori/gram.
2. Birra është pije natyrale, me përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, sidomos vitaminë B.
3. Birra ndihmon tretjen e ushqimit. Nuk përmban kolesterol.
4. Konsumimi i arsyeshëm i birrës ul stresin dhe ndihmon në uljen e sëmundjeve të zemrës.
Birra është diuretike, ndihmon në eliminimin e toksinave dhe siguron mbrojtje për sëmundjet e tubit tretës.
Nuk përmban kalori. Një shishe birre 500 ml përmban 225 Kkalori. Ndërsa birra pa alkool përmban 70kkalori për një shishe 500 ml. Pra, nuk është birra ajo që shëndosh, por ushqimet me të cilat shoqërohet.
Arsyet për të cilat këshillohet konsumimi i arsyeshem i birrës
1. Alkooli shkakton rënien e shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak duke stimuluar oreksin. Nëse konsumohet në sasi të mëdha, shkakton prishje të ekuilibrit energjetik dhe shkakton ndjenjën e lodhjes.
2. Shumica e personave e shoqërojnë me ushqime të kripura ose me yndyrë, me nivel të lartë kalorish dhe kolesteroli (patatina, kikirika, etj)
3. Alkooli në sasi të lartë pengon kapacitetin e organizmit për të djegur yndyrnat., faktor i cili mund të shaktojë zmadhimin e barkut.
Si njihet birra e mirë
• Ngjyra: birra bjonde duhet të jetë me ngjyrë të hapur, transparente dhe me shkëlqim. Nuk duhet të ketë ngjyrë të kuqe, brune apo jeshile. Birra brune mund të mos ketë shkëlqim, por duhet të ketë ngjyrë kafe dhe mos të jetë transparente.
• Shkuma duhet të jetë 3 cm lartësi dhe të zgjasë të paktën 3 minuta, ajo duhet të ngjitet pas buzëve të gotës.
• Shija, e ëmbël, e hidhur, e kripur, e thartë. Shija e hidhur e cila zgjat shumë kohë karakterizon birrën e cilësisë së ulët. Birra bjonde ka shije të lehtë të hidhur, e cila zhduket shpejt. Birra brune është më e ëmbël.
Ndihmon në vonimin e menopauzës
Vlerat ushqimore të birrës e bëjnë të jetë një pije e kompletuar. Ajo përmban vitamina dhe minerale (vit. A, D, E por më shumë vitamina të grupit B), përmban acid folik (i mirë për aneminë). Përmbajtja jo shumë e madhe e alkoolit ndihmon sistemin kardiovaskular, duke ulur rrezikun për infarkt. Tek femrat ndihmon në vonimin e menopauzës.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008