Birra, nga pije haluçinante, tek ligji i pastërtisë
Autori i Lajmit: red.
Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Në vitin 1962, në një muze të Londrës ruheshin dy pllaka të lashta, që fillimisht konsideroheshin se ishin shkruar 9000 vjet më parë. Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth mëse 6000 vjet dhe përshkruhen nga sumerët, të cilët kishin një qytetërim mjaft të lashtë Sumerët (rreth viteve 4 000 p.K). Sumerët e zbuluan rastësisht procesin e fermentimit, ndoshta nga një copë bukë që u lag dhe u harrua. Pas pak kohe, ajo filloi të fermentohet me ndihmën e disa baktereve të ajrit, duke u kthyer në një masë alkoolike. Sumerët e kuptuan këtë proces dhe e kopjuan, duke u bërë kështu populli i parë në botë që prodhoi birrën, si ofertë për perënditë e tyre. Perandoria e sumerëve u shkatërrua në mijëvjeçarin e dytë p.K. Në atë kohë, filloi të lulëzonte qytetërimi babilonas; babilonasit e mësuan artin e prodhimit të birrës, duke arritur të krijojnë rreth 20 lloje të ndryshme të saj. Tetë lloje prodhoheshin nga drithi emmer, tetë lloje nga elbi dhe katër të tjera nga përzierja e drithërave të ndryshme. Birra e babilonasve ishte shumë e turbullt dhe e rëndë, megjithatë ata e eksportonin me sukses deri në Egjipt, 1 000 km larg.
Mbreti i famshëm babilonas Hamurabi, ndërmjet ligjeve të tij kishte përfshirë edhe një ligj për konsumimin dhe përdorimin e birrës. Pllaka të lashta të asaj kohe na tregojnë se prodhimi i birrës bëhej vetëm në shtëpi dhe vetëm prej femrave. Historiani i lashtë grek Herodoti shkroi se edhe egjiptianët merreshin me industrinë e prodhimit të birrës. Shkalla e rëndësisë që kishte për ta birra duket në një pllakë të vjetër, ku shohim se egjiptianët e asaj kohe përdornin një simbol hieroglif të veçantë për personin që prodhonte birrën. Pas egjiptianëve filluan ta prodhojnë birrën edhe grekët dhe romakët e lashtë. Grekëve dhe romakëve u pëlqente birra, por megjithatë, ndër ta mbizotëronte pikëpamja se vera ishte pija e hyjnive, ndërsa birra ishte pija e barbarëve. Romakët nuk e lejonin prodhimin e saj brenda në Romë, por vetëm në provincat e largëta të perandorisë. Së fundi, rreth vitit 800 edhe gjermanët e lashtë (teutonët) u interesuan për birrën. Zakonisht ata e prodhonin për t ua ofruar perëndive të tyre, si një plotësues i ritualeve të sakrificave, por edhe për përdorim nga ata vetë.
Punishtet me receta sekrete
Prodhimi i birrës deri në periudhën e mesjetës mbeti një punë që kryhej vetëm nga femrat. Por, në fund të mijëvjeçarit të parë, prodhimi i saj filloi të bëhej edhe në manastire, prej murgjve. Murgjit e asaj kohe u morën me këtë punë, sepse birra ishte pije që nuk ndalohej gjatë periudhës që ata mbanin kreshmë. Murgjit, duke vënë re se nuk kishin mundësi ta konsumonin vetë gjithë birrën e prodhuar, vendosën ta hedhin atë në treg. Kështu, nga shitja e saj do të plotësonin nevoja të tjera të manastirit. Birra e prodhuar në manastire ishte e një cilësie mjaft të mirë dhe u pranua shpejt nga konsumatorët e jashtëm. Lordët feudalë të asaj kohe, duke vënë re përfitimet që u sillte manastireve prodhimi i birrës, filluan t i ngarkonin ata me taksa mjaft të larta. Murgjit, duke mos pasur mundësi t i paguajnë këto taksa të rënda, filluan t i mbyllin industritë e tyre të vogla njëra pas tjetrës. Rreth viteve 1368-1437, pothuajse të gjitha manastiret ua vunë kyçin punishteve të prodhimit të birrës. Megjithatë, prodhimi i kësaj pijeje, tashmë të njohur, nuk pushoi. Prodhues të tjerë, jashtë manastireve, e morën sekretin dhe filluan ta përmirësojnë atë. Ata filluan të përdornin mjaft erëza dhe barëra aromatike, për të rritur cilësinë e birrës. Secila punishte birre e asaj kohe kishte recetën e vet sekrete, të cilën e ruante mjaft mirë nga rivalët. Kështu lindi nevoja e themelimit të një ligji, i cili do t ua lejonte monopolin vetëm prodhuesve profesionistë të birrës. Ky ligj u quajt Flavoring License dhe qëndroi në fuqi derisa u zbulua kulpra e butë.
Bimët aromatike që përdornin prodhuesit e asaj kohe në recetat e tyre shpesh ishin helmuese dhe u krijonin konsumatorëve halucinacione. Duke mos qenë të aftë ta kuptonin shkakun e këtyre halucinacioneve, filluan të besojnë se shpirtra të këqij e kishin mallkuar birrën e tyre. Kështu, filluan të varin vargje me hudhra nëpër fuçitë e birrës, por pa rezultat. Supersticioni i shpirtrave të këqij që helmonin birrën mbizotëroi për mjaft kohë. Duke mos parë rezultate, prodhuesit mesjetarë ua hodhën fajin të ashtuquajturave «shtriga të birrës». Mjaft femra, shumica e të cilave merreshin me prodhimin e birrës, u dogjën në turrën e druve. Në vitin 1591, kjo faqe e zezë në historinë e birrës mori fund me zbulimin e kulprës së butë. Përdorimi i kësaj bime në industrinë e birrës shënoi një faqe të re në historinë e saj. Me përmirësimin e cilësisë së birrës u rrit edhe eksporti i saj. Në shekullin e 14-të, Bremeni ishte eksportuesi më i madh i birrës në Holandë, Angli dhe Skandinavi. Hamburgu i Gjermanisë u shndërrua në një nga qendrat më kolosale të prodhimit të birrës. Në vitin 1500 në Hamburg ekzistonin 600 punishte birre.
Në vitin 1516, duka i Bavarisë, Vilhelmi IV, nxori një ligj, i cili parashikonte standardet e cilësisë që duhet të kishte birra gjermane (Beer Purity Laë-Ligji i pastërtisë së birrës). Ky ligj përcaktoi si lëndë bazë për prodhimin e birrës elbin, kulprën e butë dhe ujin. Fermentuesit ishin akoma të panjohur dhe fermentimi u lihej fatit dhe baktereve të ajrit.
Birra në kohët moderne
Zbulimi i Pasterit për t i dhënë birrës sasinë e dëshiruar të alkoolit
Në fillim të shekullit të 19-të u bënë dy zbulime revolucionare në industrinë e prodhimit të birrës. Zbulimi i parë ishte makineria me avull e James Watt, me anë të së cilës birra mori rrugën e industrializimit. Punishtet e para që përdorën makinerinë e avullit u quajtën punishte të birrës së avullit. Gjithashtu, në vitin 1835 kur u inaugurua hekurudha e parë, e cila lidhte qytetet Nuremberg dhe Furth, malli i parë që u transportua në vagonët e atij treni, ishin dy fuçi birre. Zbulimi i dytë dhe mjaft i rëndësishëm ishte ftohja artificiale, nga Carl Von Linde. Në atë epokë, prodhuesit kishin zbuluar se prodhimi i birrës me cilësi kishte nevojë për temperatura të caktuara. Birra e tipit lager kërkonte temperatura 4-10 gradë Celsius. Këto temperatura arriheshin vetën gjatë stinës së dimrit dhe vetëm në qilarë të ftohtë, ku vendosnin pranë fuçive sasi të mëdha akulli. Pas zbulimit të Carl Von Linde, prodhimi i birrës mund të bëhej në çdo stinë. Sistemi i ftohjes artificiale u provua për herë të parë në një punishte birre të Mynihut, në Gjermani. Gjithashtu, gjatë shekullit të 19-të u bënë mjaft kërkime shkencore rreth birrës. Një nga më të rëndësishmet u krye prej Louis Pasterit, i cili në atë kohë ishte profesor i Universiteti të qytetit Lille, në Francë. Veç kësaj, Pasteri ishte edhe mbikëqyrësi i një programi shkencor për zbulimin e problemeve që kishin disa industri të vogla lokale në prodhimin e pijeve alkoolike. Problemi kryesor ishte në procesin e fermentimit. Pasteri e dedikoi një pjesë të madhe të vetvetes në zbulimin e misterit të fermentimit. Së fundi, ai arriti të zbulonte se sasia e dëshiruar e alkoolit bëhej nga tharmet. Tharmet ishim produkte të procesit të fermentimit, të cilat shkaktoheshin prej baktereve. Por jo të gjitha bakteret ishin të nevojshme për procesin e fermentimit të birrës. Për të shkatërruar bakteret e dëmshme, ai rekomandoi nxehjen e birrës në temperatura të larta. Të njëjtin proces Pasteri ua rekomandoi edhe prodhuesve të qumështit, për të rritur kohëzgjatjen e tij dhe për ta mbrojtur nga thartimi. Ky proces, për nder të tij, u quajt pasterizim.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008