“Nuk kthehemi në PD, nuk është parti e djathtë”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
1.Qeveria e sotme lufton për pushtet, jo për shtet
2.Fushata, justifikim i qeverisë për të fshehur problemet
3.Gërdeci , penalizues për fushatën e djathtë
“Ku po kthehemi? Po tek e njëjta situatë. Federalizimi është një guackë më shumë”
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një intervistë ekskluzive për “Ballkan” rrëfen për herë të parë arsyet përse nuk do të pranojë rikthimin në PD dhe shkrirjen e partisë së tij. Shehi ka shpjeguar se nuk është i moralshëm kthimi, aq më tepër pasi ikja u bë për shkak të ndryshimit të programit, vijës politike dhe ideve. Ai shpjegon gjithashtu përse është kundër federalizimit të qendrës së djathtë, duke nënvizuar se partia e tij është e vetmja e djathtë e pastër dhe e vërtetë.
Zëdhënësi i Grupit Parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, ditë më parë, duke deklaruar se do të kthehen në parti të gjithë të larguarit, i është referuar edhe emrit tuaj. A do të ktheheni në PD dhe a do të shkrihet LZHK-ja?
Gjykoj që nuk bëhet fjalë për kthim në PD. Ky zotëria, Bumçi, është i lirë nga kompetenca që ka dhe të japë gjykimet e veta, madje, dua ta falënderoj edhe për dashamirësinë që mund të shfaqë, duke qenë dhe një brez krejt tjetër që nuk i kemi njohur në atë kohë. Megjithatë, unë gjykoj se kjo është një temë e mbyllur, pra ideja e jo largimit, e jo kthimit. Koha ka lëvizur, situatat kanë ndryshuar shumë, ne hymë në PD atëherë, se ishte forca e vetme në atë kohë për rrëzimin e komunizmit, forcë e cila ka pasur sukseset dhe dështimet e veta, por nuk do të thotë që ne nuk kemi hyrë në konklavë. Ku me zor hyhet dhe dilet, demokracia ka dialektikën e vet, dhe ne gjykojmë që LZHK-ja është një rezultat i periudhës së re, i nevojës që ka shoqëria shqiptare që të ketë një segment me të vërtetë të djathtë, dhe të mbrojë interesat e tyre. Duke filluar që nga prona, mbrojtjen e çështjeve kombëtare ose të nacionalizmit më të theksuar në vend, ngritjen e një shteti më autoritar. Nga kjo pikëpamje, LZHK ka funksionin e vet politik, historik, ka prerjen e vet ideologjike dhe janë pikëpamje të cilat nuk ngatërrohen më. Në qoftë se do ta konsideronim politikën një bashkim dhe ndarje oportune, sipas mundësive të pushtetit, gjykojmë që kemi bërë një dëm të madh dhe nuk i shërbejmë fare. Të rikthehesh në PD do të thotë që të krijosh një rrëmujë, pasi ke bërë një xhiro jashtë kësaj partie dhe të kthehesh sikur nuk paska ndodhur asnjë gjë!? Zhvleftësojmë konceptin e ndarjeve ideologjike të diversitetit në mendime të formulës që shqiptarët mund të organizohen dhe në mënyra të tjera! I bëjmë një dëm demokracisë, lirisë dhe personalitetit tonë politik. Ide të tilla, iki dhe kthehu. Ku po kthehem? Po tek e njëjta situatë. Nuk kanë absolutisht asnjë lloj vlere, unë e konsideroj jashtëzakonisht të dëmshme këtë ide. Kjo mbyll brenda vetvetes çdo lloj mundësie që të debatohen ide, të ndryshojmë, të ketë kontradikta, oponenca edhe brenda qendrës së djathtë, pasi ne e konsiderojmë veten të djathtë. Kjo është çështje e mbyllur, nuk është aspak bindje personale, se çfarë mendon Dashamir Shehi, pas meje janë shumë njerëz, të cilët kanë parë me shpresë që thonë: “Ore, duket se po ndërtojmë diçka të ndryshme dhe që na ofrohet neve!” Ta prishësh këtu për efekte thjesht elektorale dhe për pozicione, se ku jam unë në situate nga reja e bollshme e një tjetri, unë e gjykoj të pamoralshme.
LSHK në zgjedhjet e 2009-ës do të dalë më vete? A do të pranonit hyrjen në koalicionin e qendrës së djathtë, dhe përfshirjen në një federatë të mundshme?
Natyrisht po, që do të dalim më vete si parti. Federalizimi është një ide, është një guackë më shumë. Por duhet të mbushet me substancë, ta dëgjojmë një herë apo ta shikojmë se ku shkon federalizimi, çfarë domethënë në vetvete. Nëse federalizimi është “dushku”, por në një formë tjetër, siç qe dhe para 4 vjetësh ku PD-ja bashkë me aleatët një lloj federate ishin, vetëm ne ishim jashtë saj. Po është një rikthim i kësaj situate, kuptohet që dhe kjo nuk ka absolutisht asnjë lloj vlere. Nëse ka një platformë politike, e cila cakton që ky grupim i madh i qendrës që quhet PD, merr përsipër të grumbullojë këta të tjerët që janë të së djathtës, dhe marrin përsipër të mbrojnë këtë ide, atëherë është një çështje e cila mund të diskutohet. Kohë ka mjaftueshëm, pasi jemi një vit përpara, edhe mund ta shikojmë si opsion. Megjithatë, me situatën që është sot, ne jemi për të hyrë më vete, jemi LZHK-ja, kështu ishim dhe përpara tre vjetëve. Po me këto ide, platformë, do t i përmbahemi asaj që ne jemi për të bërë shtetin dhe jo për t iu turrur pushtetit. Ky grup që është sot në qeverisje ka pasur si qëllim kryesor pushtetin. Domethënë, pushteti u marrka duke u quajtur i qendrës së djathtë, pushteti merret edhe me mbështetjen e atyre që i kishin kundërshtarë me Xhuvelin, me PBDNJ-në. Pushteti u marrka dhe u mbaka edhe me mbështetësit e Nanos, domethënë që pushteti nuk paska ngjyrë, s ka prerje ideologjike, s ka programe politike. Pra, pushteti është një mekanizëm oportunist që dikush të administrojë fondet publike të ketë mundësinë e përfaqësimit më të madh në Parlament dhe këtu mbaron e gjitha. Të njëjtit njerëz që mund të bëhen me të majtën mund të bëhen dhe me të djathtën, nuk paska rëndësi as historia e tyre personale as kontributet në vite dhe as orientimi që kanë pas. Po shkojmë drejt një oportunizmi të tejskajshëm për një shoqëri kaq të re dhe që nuk kishte mësuar as minimumin e rregullave demokratike. Domethënë, po i çojmë në kurs pasuniversitar pa mbaruar tetëvjeçaren e sistemit demokratik. Gjykoj se këto lloj akrobacish dhe këta emra të bukur që i vënë “federatë” apo “konfederatë”, “bashkime” dhe “ribashkime të të njëjtëve personazhe, nuk janë ndonjë vlerë e madhe, janë vetëm hallkat e një zinxhiri që po të kacavirresh mirë mund të mbërrish drejt sipër tek karrigia e pushtetit. Unë gjë tjetër nuk shikoj, nëse gjatë kësaj periudhe njëvjeçare do të ketë ide të vlefshme dhe mundësi për të diskutuar, sigurisht që do t i marrim në konsideratë me seriozitetin më të madh.
Cila është arsyeja që debati për bashkimin, shkrirjen apo federalizimin filloi pikërisht një vit përpara zgjedhjeve dhe shumë kohë para fushatës, mos është ndoshta shpejt për të filluar fushatë?
Këto janë akrobacira elektorale, të cilat bëhen për herë të parë dhe, ndoshta, do të ndodhin dhe më vonë. Ka edhe diçka tjetër, këtu kemi tashmë një lloj klime elektorale një vit përpara, ne nuk jemi SHBA, s kemi për të zgjidhur as çështjen e Irakut, as Afganistanin dhe as problemet e mëdha të energjisë botërore. Ne kemi nevojë për një qeveri që punon dhe për një opozitë, e cila konteston gabimet e Qeverisë, ne nuk kemi nevojë të hyjmë në fushatë një vit përpara. Të futesh një vit përpara në fushatë, do të thotë të justifikohesh dhe fshihesh pas zhurmës që sjell kjo fushatë, sepse, po filloi fushata, do të thonë që këtë punë do ta lëmë pas fushatës, thuhen dhe u premtohen njerëzve gjëra që nuk mund të bëhen dhe dihet justifikimi që “po bëhet për fushatë”. Premtohen gjëra që nuk kanë për t u arritur kurrë, shtyhen probleme që janë të përditshme dhe është gjithë koha e mjaftueshme për t u zgjidhur etj. Pra fushata është një tymnajë, të cilën e ndezin zotërinjtë sa herë kemi probleme, dhe fatkeqësisht, në Shqipëri, në vend që të shkurtohej periudha e konfliktit elektoral, është zgjatur gjithnjë e më tepër dhe sot ka mbërritur në harkun njëvjeçar. Sot kjo qeveri kërkon të fshihet pas fushatës, për të fshehur problemet e mëdha të saj. E njëjta gjë ndodh dhe me opozitën, e cila do të bëjë disa pazare me qeverinë për hir të fushatës, i duhet pushteti, nuk do të marrë në konsideratë seriozisht problematikat që po dalin përditë, sepse po hyjnë dhe ata në fushatë. Pra ky është justifikimi më banal, që një vend i vogël të mos punojë një vit të tërë. Unë gjykoj se kjo çështje është humbje kohe dhe ka kosto financiare, është dhe çedukim demokratik.
Në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit do të ketë një takim të të gjitha partive të djathta dhe të djathta radikale, për gjetjen e një emëruesi të përbashkët për formën e daljes në zgjedhjet e ardhshme elektorale. A do të jetë LZHK-ja pjesë e kësaj tryeze?
Varet se çfarë do të diskutojë kjo tryezë. Ne nuk jemi e djathta radikale, ne jemi e djathta tradicionale. Në Shqipëri nuk kemi të djathtë më radikale. Fatmirësisht, s kemi do të thoja, sepse e djathta radikale janë të tjera forca, po të paralelizohemi me Evropën. Ne jemi ajo forcë që ndryshojmë nga to, sepse kemi vendosur në aks të jetës sonë politike çështjen e shtetit shqiptar. Gjykojmë që procesi shtetformues nuk është mbyllur në Shqipëri, një vend ku ka probleme të mëdha me institucionet e veta, dhe ky vit që kaloi e tregoi sesa i dobët ishte pozicioni i Presidentit dhe sa e dobësuan më tepër ata që vijnë nga historitë e partive. Sesa e ngushtuar ishte pavarësia e gjykatave dhe sherri që u bë për pranimet në të. Në fakt këtu merren të gjithë vetëm me qeverisjen, me çështjen e pushtetit, me fondet, emërimet, këtu ndahemi ne, prandaj ne themi që jemi një e djathtë më tradicionale dhe një e djathtë siç e thatë ju më radikale, por jo në konceptin që kemi sot në Evropë. Ne akoma kemi shumë e shumë për të bërë për shtetin shqiptar, pasi ta kemi bërë shtetin, atëherë le të na ndajnë, sipas interesave, dhe pjesën e pushtetit. Këtu ndahet LZHK-ja me këta zotërinjtë e tjerë, nuk mund të pranojmë t i legalizohet toka dikujt tjetër dhe nesër të ndërtojë pallate, në një kohë kur kemi të ligjshëm sot me qindra milionerë të prodhuar nga ekonomia e tregut, pjesa më e madhe ndershmërisht, nga ekonomia informale gjysmë ndershmërisht, dhe nga ekonomia e zezë nga krimi dhe korrupsioni dhe janë pjesë e legalizimit dhe ndërkohë u mohojmë atë që është e ligjshme të tjerëve. Ne nuk mund ta pranojmë që institucionet shtetërore të hyjnë nën dhunën e partive, që për hir të interesave elektorale, dy partitë e mëdha të zvogëlojnë rolin e Presidentit, të ndryshojnë Kushtetutën brenda 24 orëve, të prodhojnë një sistem elektoral që nuk e dimë se ku do ta ketë fundin e vet dhe nëse do të jetë i suksesshëm dhe i zbatushëm. Ne do të dalim më vete, sepse mendojmë se duhet të fitojnë të mëdhenjtë se kemi ne stabilitet. Stabiliteti këtu është prishur gjithmonë kur kanë hyrë të mëdhenjtë në krizë, kur qe PD në 97-ën, PS-ja nga 98 deri më 2005. Nuk erdhi destabiliteti, sepse kishim një Kushtetutë të keqe apo një ligj elektoral të keq, por sepse i kemi administruar keq dhe akoma nuk jemi shkëputur nga të njëjtat praktika.
Sa do ta dëmtojë “Gërdeci” mazhorancën aktuale në zgjedhjet e 2009 -ës?
Në qoftë se do të vazhdojnë t i hedhin “Gërdecit” pluhur dhe hi për ta mbuluar, sigurisht që do ta dëmtojë, dhe shumë madje. Ky është rasti më i rëndë ku strukturat e shtetit kanë bërë të paditurin duke e ditur shumë mirë. Unë jam i bindur që e dimë, që ky operacion i madh tregtaro-ushtarak me elemente të forta korrupsioni brenda, të mos e dijë Qeveria e të mos ketë qenë pjesëtarë kabineti, Kryeministri apo ministri dhe deri më sot nuk shikojmë asnjë të dënuar nga ta për këtë çështje. Është kaq e trashë për tu mbuluar. Në qoftë se Berisha do ta bëjë transparente deri në fund këtë çështje ajo do ta ndihmojë në fushatë, domethënë që doli një burrë që u shkon deri në fund punëve të pista të shtëpisë së vet. Kjo është një punë e pistë, absolutisht një punë e pistë. Deri më sot nuk kemi parë të zbardhet, dhe jo vetëm kaq, por sikur ka një dëshirë për akrobacira për të mbuluar diçka që nuk mbulohet. Kësaj mazhorance i takon të bëjë punën e vet, sepse është politike çështja në fund të fundit, dhe pastaj prokuroria të bëjë punën e vet deri në fund dhe politika ta lërë të qetë prokurorinë të punojë. Nëse nuk shkëputet politika nga presionet ndaj prokurorisë, kjo tregon që pastaj ata janë të gjithë brenda. Gjykoj që “Gërdeci” do të jetë një nga temat që do të penalizojë në fushatë këtë mazhorancë. Por jo vetëm kaq, fatkeqësisht, ka implikuar dhe opozitën, nuk kemi parë ndonjëherë një opozitë kaq të ëmbël me skandalet e pushtetit. Kjo tregon që shumë nga krerët e opozitës së sotme janë dhe ata pjesë e saj.
Sa do ta dëmtojë Kodi i ri Zgjedhor, pra proporcionali rajonal, elektoratin e LZHK-së?
Ky kod nuk është puna që na prek ne, se prek ndonjë gjë të madhe. Nuk është çudi që ky Kod Zgjedhor që u ndërtua kundër të ashtuquajturve të vegjël, në një farë mënyre të jetë një bumerang për forcat e mëdha. Ky kod prek shqiptarët në përgjithësi. Pra Shqipërinë tonë të vogël e ndan dhe në pjesë me ngjyrime plitike, dhe kjo kot për t u bërë qejfin dy partive të mëdha duke u ndarë në 12 pjesë. Gjetën formulën më të ngatërruar, përzien një çështje që ishte plotësisht e zgjidhshme, mjaftonte një proporcional kombëtar, ngrije pragun nga poshtë dhe aleatët jokomodë dhe të bezdisshëm, të cilët i krijuan vetë në fakt PS-ja dhe PD-ja, do të ishin zhdukur me kohë. Një sistem i ngatërruar, i cili përveç ndarjes së madhe që ka Shqipëria 400 komuna dhe 60 bashki, 12 prefektura, 12 qarqe, do të bëjnë dhe një shtesë tjetër, e cila është e rrezikshme për situatën shqiptare, do të krijojë pra qarqe elektorale të mëdha, do t u vihet dhe një kapak si të thuash politik këtyre ndarjeve, pra do t u vihet zonave dhe nga një flamur politik. Nuk na mjaftonin ndarjet krahinore, fetare, ndarje për efekt të izolimt, tani këta bëjnë dhe një ndarje tjetër, atë politike të Shqipërisë.
Intervistoi: Plarent Shehu
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008