Dhori Kule: “Ndalohet dypunësimi i pedagogëve”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
“Nuk do të lejohet dypunësimi i pedagogëve”. Kështu ka deklaruar dje rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, gjatë një konference për shtyp, në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2008-2009. Sipas tij, dypunësimi nuk do të lejohet, me përjashtim të rasteve kur ka marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet universiteteve. Universiteti i Tiranës pritet të punësojë rreth 160 pedagogë të rinj për vitin e ri akademik 2008-2009. Në këtë mënyrë stafi pedagogjik ekzistues rritet me 20 %. Sipas rektorit Kule, deri më tani janë përgatitur 300 dosje, mes të cilave 50 aplikantë i kanë përfunduar studimet jashtë vendit. Sipas të dhënave mësohet se mes aplikantëve ka dhe të diplomuar në universitetet më prestigjioze të botës si Harëard. Para pak javësh vetë Kule deklaroi se të diplomuarit në universitetet e huaja do të jenë më të favorizuar, por kjo nuk do të thotë që diplomat e vendit do të lihen jashtë. “Do të rekrutojmë 160 pedagogë. Me këtë numër nga pikëpamja e standardeve numerike pedagog-student, UT u afrohet standardeve evropiane”, - ka deklaruar Kule. Më tej ai theksoi se këtë vit akademik nuk do të lejohet dypunësimi i pedagogëve, me përjashtim të rasteve kur ka marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet universiteteve. “Asnjë anëtar i stafit pedagogjik nuk do të jetë i dypunësuar”,- ka thënë Kule. Deri më tani Universiteti i Tiranës ka marrëveshje bashkëpunimi mes dy universiteteve private në Tiranë. Ndërkohë, UT ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në Universitetin e Tetovës.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008