E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça: Dos Santos kalon te Totenhemi

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar dje shitjen e meksikanit 19-vjeçar Xhovani Dos Santos te Totenhemi. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2013, ndërsa Totenhem do t‘u paguajë katalanasve 6 milionë euro, plus 5 milionë të tjera në bazë të numrit të ndeshjeve që Dos Santos do të luajë gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate. Njëkohësisht, Barcelona do të ketë të drejtën e 20% të shumës, nëse ai shitet brenda dy vitesh dhe 10% nëse një gjë e tillë ndodh në 3 vitet e tjera.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›