Mutu, "borxh" prej 18 mln dollarësh
FIFA ka urdhëruar sulmuesin rumun Adrian Mutu t‘i paguajë Çelsit 18.6 milionë dollarë, pasi rezultoi pozitiv ndaj kokainës në vitin 2004. Avokati i lojtarit bëri të ditur se kjo çështje do të shkonte në gjyq civil, pasi ishte e papranueshme. Kërkesa fillestare e Çelsit ishte 16 milionë dollarë, pasi klubi e kishte vlerësuar në këtë shumë vlerën e futbollistit, i cili u pezullua nga skuadra londineze. Por, largimi i lojtarit është interpretuar si një prishje e njëanshme e kontratës së tij.