Platini: Champions është mashtrim
Mishel Platini sulmon klubet e mëdha evropiane, në mënyrë të veçantë ato angleze: "Në Champions fiton vetëm ai që thyen rregullat financiare". Akuza e fortë e presidentit të UEFA-s është bërë gjatë një interviste të gjatë në të përditshmen franceze, "L‘Equipe". "Objektivi nuk është më të fitosh tituj, por para për të shlyer borxhet. Shikoni borxhet e Mançesterit dhe Çelsit (1.9 miliardë euro së bashku). Duhet të luftojmë kundër këtyre situatave, pasi sot po fitojnë mashtruesit".