Mateus: Torres, më i mirë se Raul
Ish-kapiteni i Gjermanisë, Lotar Mateus, beson se spanjolli Fernando Torres do të jetë ylli i EURO 2008. "Ai është një lojtar që ka lënë në hije një hero popullor si Rauli dhe ka shënuar shumë gola me fanellën e Atletikos dhe Liverpulit. Është e vështirë të jesh më i mirë se Raul, por Torres është i tillë, pasi ka fuqi në lojën në ajër, vrapon dhe kthehet me shpejtësi, ka teknikë të shkëlqyer gjuajtjeje dhe është i rrezikshëm edhe me të majtën. Ai mund të bëhet ylli i Evropianit", deklaroi Mateus.