Ofertat për banorët e "Big Brother"
18 banorët e aventurës së parë të "Big Brother Albania" kanë rrëfyer mbrëmë gjithçka rreth jetës së tyre brenda shtëpisë më të madhe në vend. Tashmë, të çliruar nga efekti i kamerave, ata treguan ndjesitë e të jetuarit 24 orë në 24 nën monitorim, marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe sa e kanë ndjerë famën jashtë. Sigurisht që 5 finalistët ishin ata që po e ndjejnë më tepër suksesin e të qenit pjesë e një spektakli të tillë. Ata janë kthyer tashmë në personazhet më të famshëm dhe të përfolur në të gjitha hapësirat shqiptare. Nuk ka munguar dhe në këtë edicion të fundit të "Big Brother" opinionisti që ka ndjekur me vëmendje çdo lëvizje të banorëve, duke gjykuar qartë karakteret e tyre gjatë netëve të spektaklit, Armand Peza. Arbër Çepani, fitues i parë i këtij reality show, ka treguar emocionet, lidhjen e tij me Magdalenën dhe se si do t‘i shpenzojë 50 mijë eurot. Në një klip të quajtur "Strategjia e Arbrit" ishin përmbledhur pjesët më pikante të tij brenda shtëpisë.
Piktura e realizuar nga banorët dhe që do të shkojë për Kryqin e Kuq Shqiptar është blerë nga fabrika e qumështit "Lufra", me çmimin prej 1400 eurosh.
Spektakli i mbrëmshëm ka qenë i mbushur plot surpriza për 18 banorët. Dhe sigurisht e para që do të merrte surprizën ishte pikërisht banorja e parë që la shtëpinë, Ingridi. Në një klip të quajtur "kriza e Ingridit" janë treguar të gjitha ditët e saj brenda shtëpisë së "Big Brother". Për mamanë e dy vajzave kompleksi "Blur" kishte ofruar 3 muaj falas argëtimi në këtë kompleks.
Për Junën, vajzën që synon të ketë një karrierë si këngëtare, surpriza ishte bërja e një kënge dhe klipi ofruar nga shtëpia diskografike "Superstar".
Olsi, një nga personazhet më interesantë të këtij edicioni, i cili i shkoi aq pranë fitores, ka marrë një ofertë punësimi. Kurse si çift një javë pushime në hotelin "Adam & Eve" në Turqi, ofruar nga "Global Travel".
Najada Konomi, vajza që krijoi aq shumë fansa gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e "Big Brother" ka marrë një bursë të plotë studimi për të gjitha nivelet e gjuhës angleze nga "International language center & computering".
Dy mikeshave brenda shtëpisë së "Big Brother", Julindës dhe Besartës, iu ofrua 10 ditë pushime në Himarë, në hotel "Rapo".
Ildës i është ofruar trajtim falas nga qendra e estetikës "La Perla". Ajo do të ketë një kartë shërbimi 6-mujore në këtë qendër.
Mardiolës, vajzës nga qyteti i Vlorës, i është ofruar një kartë krediti.
Astritit i janë ofruar pushime familjare në Turqi. Ina, që brenda shtëpisë së "Big Brother" gjeti dhe dashurinë, ka marrë një bursë 3-vjeçare studimi në shkollën e modës "Elia style".
Dorinës i është dhuruar një kartë krediti. Jonida, vajza që ka studiuar gazetari, ka marrë një ofertë pune nga "Top Albania Radio".
Për Leonardin, bojaxhiun e "Big Brother", kompania "My Best", e cila ka ekskluzivitetin e "Swatch"-it për Shqipërinë dhe një gift card, nëpërmjet së cilës mund të marrë dhurata duke përzgjedhur midis shumëllojshmërisë së orëve dhe bizhuve që ndodhen në këtë dyqan. Çimi, ashtu si Astriti, do të ketë mundësinë t‘i kalojë pushimet këtë verë në Turqi, bashkë me familjen.
Box
Ofertat për Olsin
"Kompleksi Austria" i ka ofruar Olsit disa oferta punësimi si: postin e drejtuesit të marketingut dhe marrëdhënieve publike të këtij kompleksi, një bursë për kryerjen e studimeve me cikël të plotë për marketing në Universitetin e New Yorkut në Tiranë, sigurimin e një burse për kualifikimin pasuniversitar në fushën e hoteleri-turizëm në Universitetin e Brukselit.
Një tjetër ofertë punësimi Olsi ka marrë dhe nga ANDE-LM.
Romina, Ervisi dhe Poli
ANDE-LM ka ofruar sponsorizim për tre kandidatët e programit të "Big Brother": Pol Babin, Ervis Shkozën dhe Romina Shkrelin.
ANDE-LM i ofron secilit kandidat paketën e internshipit të specifikuar.Polit i janë ofruar disa oferta. Të gjitha të fokusuara në fushën e hoteleri-turizëm dhe të realizueshme në afat të shkurtër kohor.
Oferta e parë qëndron për shtetin e Spanjës, e dyta ofrohet për në ishujt grekë dhe e treta në Kanada.
Dhe për Rominën ANDE-LM ofron disa paketa dhe është ajo që do të zgjedhë. Oferta e parë ofrohet në Holandë, kohëzgjatja 2 muaj, pozicioni menaxhere për aktivitetet rinore, pagesa 250 euro në muaj. Akomodimi ofrohet nga kompania. Oferta e dytë e mundshme sërish në Holandë, kohëzgjatja e papërcaktuar, pozicioni asistente marketingu për Departamentin e Shteteve
Evropiane, akomodimi ofrohet nga kompania. Oferta e tretë mundësi e ofruar në SHBA, New York, pozicioni suport
social për qendrat e rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuara, kohëzgjatja e hapur, akomodimi ofrohet nga kompania, pagesa minimale 50 euro në muaj, plus benefite të tjera, mundësi të shumta udhëtimi.
ANDE-LM i ka ofruar dhe Ervisit të zgjedhë nga 3 paketat që ajo ofron.
Oferta e parë: punësim në Holandë, qyteti i Hagës, pozicioni monitorim dhe vlerësim në departamentin e parandalimit të konflikteve me armë zjarri.
Oferta e dytë: shteti Holandë, qyteti Hagë, pozicioni ndërmjetësim dhe diplomaci, kohëzgjatja e papërcaktuar.
Oferta e tretë ofrohet në SHBA, shteti Tenessee, pozicioni
organizator politik në Departamentin e Barazisë Martesore.