E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça, Real, Çelsi e Mançester duan Ibrën

Katër prej skuadrave më të mëdha evropiane interesohen për Zlatan Ibrahimoviç. Lajmi konfirmohet nga menaxheri i sulmuesit suedez, Mino Raiola. "Çelsi, Mançester Junajtid, Barcelona e Real Madrid mbajnë vazhdimisht kontakte me mua", tha ai. "Ato janë klubet e vetme që mund të blejnë një lojtar kaq të veçantë si Zlatan. Por, nëse ato nuk e bindin Interin, atëherë sulmuesi nuk do të largohet nga Milano. Gjithsesi, në sezonin e ardhshëm, ai kërkon të fitojë kampionatin dhe Championsin me zikaltërit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›