Diego, zyrtarisht lojtar i Juventusit
Diego është lojtar i Juventusit. Babai i fantazistit brazilian, Xhair da Kunja, i cili luan edhe rolin e menaxherit, konfirmoi: "Mungojnë vetëm disa detaje në marrëveshje". Pas shumë paqartësive, ofertave e spekulimeve, më në fund ka ardhur ora e së vërtetës. Në fund të sezonit, mesfushori do të largohet nga Verder Bremen për të vazhduar karrierën në Serinë A. "Me Bajernin e Mynihut nuk ka asgjë të vërtetë", shtoi Da Kunja për "Globoesporte.com". "Ndërsa me Juventusin do të zgjidhim gjithçka në harkun e tri apo katër ditëve. Na kanë mbetur vetëm detajet e fundit në kontratë". Vonesa në zyrtarizimin e marrëveshjes nuk ka lidhje me zërat se organizatori shihej nga Bajerni si pasardhësi ideal i Frenk Riberisë dhe se bavarezët kishin gjetur akordin për ta blerë. Problemi kryesor lidhet me kërkesën e Diegos për të përfituar nga skuadra e tij një përqindje të shifrës së transferimit. Më tej, menaxheri sqaroi: "Kemi tri palë të përfshira. Verderi, Juventusi dhe Diego, i cili do të marrë një përqindje të shitjes. Personalisht kam besim të plotë se ky transferim do të jetë shumë pozitiv".
Ndërkohë, nga Italia ka ardhur edhe konfirmimi i menaxherit të FIFA-s, Xhakomo Petralito. Ai konfirmoi deklaratat e dhëna për të përditshmen gjermane "Kicker", por saktëson shifrat e kalimit të Diegos me bardhezinjtë. "Lojtari do të përfitojë 3,5 milionë euro dhe jo 4 siç është shkruar", tha Petralito. Prapaskena tjetër e kësaj telenovele të merkatos lidhet me kohën kur është gjetur marrëveshja: "Blank dhe Seko siguruan blerjen e mesfushorit të mërkurën, më 7 maj, në orën 23:30. Të enjten në mëngjes, në zyrat e Verder Bremenit erdhi edhe oferta e Bajernit". Italo-zvicerani, që ka ndjekur nga afër bisedimet saktësoi: "Juventusi u tregua më i shpejtë se të gjithë klubet e tjerë, të cilët interesoheshin për Diegon. Telefonata e Bajernit erdhi disa orë me vonesë, kur gjithçka kishte përfunduar. Ata janë një skuadër serioze dhe nuk do tentojnë të prishin akordin e Diegos me Juven". Braziliani ka firmosur dhe do të luajë për pesë vitet e ardhshme te "Zonja e Vjetër". Klubi pagoi plotë 24,5 milionë euro për kartonin e tij. tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të numrit 10, i cili vlerësohet si një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së bardhezinjve, për të qenë sërish të suksesshëm në kampionatin italian, por edhe në kupat e Evropës.