E Diel, 1 Nëntor 2026

Xherard, Lojtari i Vitit në Premiership

Stiven Xherard, kapiteni i Liverpulit është zgjedhur si "Lojtari i Vitit" nga mediat sportive në Angli. 29-vjeçari ka triumfuar përballë gjashtë yjeve të tjerë të Premiershipit, Rajan Gigs, Uejn Runi, Rio Ferdinand, Kristiano Ronaldo e Majkëll Kerrik (Mançester Junajtid) dhe mesfushorit të Çelsit, Frenk Lampard. Ai bëhet lojtari i parë i "Reds" që fiton çmimin prestigjioz që prej vitit 1990, kur mediat votuan Xhon Barns. "Jam krenar për çmimin, të cilin e fitova me ndihmën e shokëve", tha Xherard.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›