E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça blen 50 mln Vijan, kërkon dhe Fabregas e Runi

Zyrtare

Barcelona, pasi ka zyrtarizuar blerjen e David Vijës nga Valencia (për 40 milionë, një kontratë 4-vjeçare me opsion dhe për një vit tjetër), ka vendosur të bëjë “shopping” në Angli dhe nuk është aspak e trembur nga zhvlerësimi i euros ndaj sterlinës. është gati të bëjë dy blerje milionere për Uejn Runin dhe çesk Fabregas. Për të thënë të vërtetën, i dyti është shumë herë më i mundshëm, madje praktikisht i blerë, ngaqë ka qenë vetë 23-vjeçari kapiten i Arsenalit që i ka kërkuar Arsen Vengerit të shitet te skuadra e tij e vjetër. Kjo sepse ndihet i lodhur duke parë të fitojnë të tjerët. Ndërkohë që gjatë viteve që ai ka qenë larg Katalunjës, blaugranët e kanë mbushur vitrinën me trofe dhe ai ka një të vetme. Venger nuk dorëzohet, po talenti duket i vendosur për t’u larguar. Barcelonës do t’i duhet të shpenzojë 50 milionë sterlina (ose gati 60 milionë euro). Por Barcelona synon goditjen e dyfishtë angleze dhe emri i dytë është Uejn Runi, për të cilin milionat e sterlinave që klubi do të ishte i gatshëm të shpenzonte do të ishin rreth 80 (që në euro do të konvertoheshin pak më pak se 94 milionë). Kështu ka bërë të ditur dje “Daily Express”, që flet për emisarët katalanas të aktivizuar tashmë për të testuar mendimin e lojtarit (i cili ka një kontratë deri në fund të 2012-s) për transferimin te blaugranët. Një lajm që nuk bën të lumtur jo vetëm Mançester Junajtid (i cili humbi vitin e kaluar Kristiano Ronaldon falë së njëjtës shifër), por edhe Fabio Kapelon, që nuk dëshiron asnjë tratativë merkatoje gjatë Botërorit. Gjithsesi, ky operacion nuk duket dhe aq utopik.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›