Do të jetë Roberto Donadoni, trajneri i Milanit
Roberto Donadoni, ish-trajneri i Kombëtares, i përgjigjet në mënyrë perfekte identikitit të trajnerit të ri të Milanit. është pjesë e historisë kuqezi, një emër për të cilin askush nuk kishte menduar deri tani, si dhe ka eksperiencë ndërkombëtare. Ish-mesfushori mund të triumfojë përballë konkurrencës së Alegrit, Filipo Galit dhe Tasotit. Do të ishte një emër i dashur për presidentin dhe për Galianin. Mbrëmë është pritur të zhvillohej takimi i parë me klubin, i cili do të kërkojë të marrë një përgjigje përfundimtare pozitive nga ish-trajneri i Italisë. Nuk është një emër që bën të çmendet turma. Edhe eksperienca e tij e mëparshme si trajner nuk është se ka mbetur e paharrueshme. U shkarkua nga Livorno, u eliminua nga Europiani në çerekfinale nga Spanja (edhe pse me penallti përballë kampionëve të Europës), u shkarkua nga Napoli. Por në politikën e re kuqezi të kursimeve, është një emër me shumë eksperiencë dhe personalitet. Ndërkohë që janë ridimensionuar zërat që e jepnin për të besueshëm faktin e shitjes së Milanit nga ana e Silvio Berluskonit.
#