Barça, ekipi i vitit

Barcelona është ekipi më i mirë i vitit në botë. Klubi katalunas prin në listën e publikuar të martën nga Instituti Ndërkombëtar për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), i cili bazohet në periudhën prej 1 majit 2010 deri më 30 prill 2011.
Pas klubit katalunas gjendet një gjigant tjetër spanjoll, Real Madridi. Ndërsa pozita e tretë i takon kampionit të ri të Portugalisë dhe gjysmëfinalistit të Europa League, Porto.
I katërti është Manchester United, kurse kampioni i botës, i Evropës dhe i Italisë ka zbritur në pozitën e pestë.
10 ekipet më të mira të vitit:
1. Barcelona 300,0 pikë
2. Real Madrid 298,0
3. Porto 278,0
4. Manchester United 269,0
5. Inter 250,0
6. Internacional Porto Alegre 238,0
7. Villarreal 236,0
8. Manchester City 228,0
9. Zenit St. Petersburg 217,5
10. Paris Saint-Germain 216,0