E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ser Aleks Ferguson, mbetet me i miri

Diskutimet e fundit, ne lidhje me te ardhmen e Aleks Fergusonit dhe kritikat e shumta qe jane leshuar ne adrese te tij jane cilesuar, si te pabaza, nga shumica e analisteve. Pas shitjes se Kristiano Ronaldos, Mancesteri vazhdon qe te jete pretendent per te fituar Premier Ligen, si dhe synon qe te fitoje serish "Champions" . Pas humbjes se fundit, te Mancester Junajtid, me Liverpulin, ne Premier Lige, ka zera qe qarkullojne se skuadra e Ferguson nuk do te jete ne gjendje per t'u ngjitur ne krye te klasifikimit. Te pakten, kur sheh se Ferguson ka fituar dy "Champions" dhe disa tituj te Premier Liges, perfshire ne kete mes edhe trofe te tjere ne Angli, atehere ai mbetet nder trajneret me te shquar ne historine e Britanise se Madhe. "Karakteri," tregon ai. - "sherben per te korrur suksese. Por se pari, duhen edhe perpjekjet, deshira dhe krenaria ne loje." Aleks Ferguson, pas humbjes ne Premiere Lige premton rikthimin e shpejte te Djajve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›