NBA terhiqet gjigandi kinez Yao Ming

NBA nuk gjen paqe. Pas bllokimit të kampionatit për shkak të mosmarrëveshjesve mes pronarëve dhe sindikatës së lojtarëve, vjen edhe largimi i yllit të basketbollit, Yao Ming. Gjigandi kinez i Houston Rockets 2.3 metra dhe një nga emrat më të spikatur të basketbollit bashkëkohor, ka vendosur të braktisë sportin për shkak të dëmtimeve të shumta të pësuara në karrierë.
Në sezonin 2008-2009 Yao Ming, 8 herë në skuadrën e All-Star, pësoi një frakturë në këmbën e majtë dhe që atëherë ka luajtur vetëm 7 ndeshje. Gjigandi kinez, në NBA që nga viti 2002, ka zhvilluar 486 prezenca me ngjyrat e Houston.
Qendra e Huston, në 8 sezonet e tij amerikane, ka shënuar një mesatare prej 19 pikësh (9648 në total) dhe 9,2 rebounde për ndeshje. Yao Ming, që është sportisti më i famshëm në Kinë, është zgjedhur nga Rockets si zgjedhje e parë absolute e Draftit të 2002.
Eno Skarço