E Diel, 1 Nëntor 2026

Demtohet Tayson Gay. Nuk do te marre pjese ne kampionatin boteror

Sprinteri amerikan, medalje e argjendë në 100 metra, Tyson Gay, e ka mbyllur sezonin para kohe, për shkak të një dëmtimi të pësuar. Menaxheri i tij ka sqaruar se amerikani i është nënshtruar një procedure artroskopike dhe nuk do të mund të garojë më këtë vit. Tayson Gay, njeriu i dytë më i shpejtë i botës pas Usain Bolt, ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në Colorado.

"Doktori ka mbetur i kënaqur nga rezultati dhe beson se Tyson do të mund ti rikthehet stërvitjes ndërsa përgatitet për 2012," ka thënë Uetmore. Nuk ka qenë një periudhë e mirë për amerikanin, shumë shpesh i dëmtuar. Gay shpresonte të mund të garonte kundër xhamaikanit, Bolt, në kampionatin botëror në gusht, por pësoi dëmtimin e rradhës, duke u tërhequr edhe nga gara amerikane e 100 metrave në gjysmëfianle.

29 vjecari tani do të përqendrohet për tu bërë gati për Lojrat Olimpike Londër 2012. sipas mjekut Marc Philippon, që ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale, Tyson Gay ëhstë në rrugën e duhur dhe duhet t’i kthehet stërvitjes normale pas 6-deri në 9 javë.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›