Tifozet e Bajernit te kenaqur me fitoren e skuadres
E ku mund ta shikojnë tifozët bavarezë një ndeshje futbolli më mirë sesa në birrari. Kështu pra bënë ata edhe për takimin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve që Bajerni i tyre zhvilloi në “Alianc Arena” ndaj “mbretërorëve” të Realit. Atmosfera ishte e shkëlqyer, ndërsa arena e Championsit ishte një katalizator i vërtetë.
Në mes të brohoritjeve dhe përqëndrimit për të mos humbur asnjë moment, ja ku vjen shpërthimi pas golit të parë shënuar nga Frank Riberi. Menjëherë pas entuziazmit erdhi trokitja e gotave duke bërë “gëzuar”.
Barazimi i Ozilit, pra i një lojtari të Gjermanisë, solli jo pak zhgënjim dhe pakënaqësi, por për fat të mirë, Bajerni mendoi deri në minutën e fundit për t’i kënaqur tifozët. E bërë këtë me golin e Mario Gomezit.
Menjëherë pas ndeshjes, tifozi i quajtur Etien Hëne vlerësoi se “Bajerni luajti shumë mirë krahasuar me Bundesligën, e meritoi fitoren, ndërsa duhej të kishim pasur një penallti dhe një karton të kuq për Realin”.
Një gjermanoturk, i quajtur Levent Ajdemir është i kënaqur me ekipin e tij. “Bajerni tregoi edhe një herë sesi duhet luajtur futbolli, - tha ai, - fatkeqësisht e humbëm Bundesligën, por jemi mirë në Champions”.
Së fundi, tifozi i quajtur Nulrah Ëzer që shprehet se “djemtë e Mynihut kanë luajtur gjithnjë ndaj Madridit, duke luftuar me zemër deri në pikën e fundit të gjakut. Gomez ia doli”.
Në Madrid nuk do të jetë e lehtë, por këta tifozë të paktën do të kenë disa ditë kohë për të festuar fitoren.