E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real historia mund te perseritet

 Zhoze Murinjo nuk e ka dramatizuar humbjen 2-1 të Realit të Madridit në fushën e Bajern Mynih. Edhe pse bavarezët cilësohen “macja e zezë” e skuadrës “merengue”, spanjollët kanë shanse të kualifikohen.

Optimizmi vjen jo vetëm për forcën e skuadrës, por tashmë edhe nga historia. Në fakt, saktësisht 10 vjet më parë, Bajerni dhe Reali ishin ndeshur në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe njësoj si tani, edhe një dekadë më parë gjermanët luajtën ndeshjen e parë në shtëpi dhe fituan me shifrat 2-1. 

Por, në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”, Reali fitoi 2-0 duke vazhduar aventurën, për të eliminuar më pas në gjysmëfinale Barcelonën dhe fituan trofeun, pasi mposhtën 2-1 në finale Bajer Leverkusenin. 

Duke qëndruar në temën e shifrave, takimi i kthimit ndërmjet Realit dhe Bajernit në këtë edicion mbetet një sfidë që premton spektakël dhe lojë të fort, megjithatë të dyja skuadrat duhet të tregohen të kujdesshme.

Kjo për faktin se ato kanë shumë lojtarë të ndëshkuar, që në rast se marrin kartonë të verdhë rrezikojnë aktivizimin në finale. Ata që duhet të jenë të kujdesshëm për Realin janë Ksabi Alonso, Koentrao, Sergio Ramos, Marselo e Higuain. Ndërsa në radhët e bavarezëve rrezikojnë Roben, Kros, Myler, Boateng, Lahm, Badshtuber, Luis Gustavo e Alaba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›