E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça liron Ibrën: Do të vendosë ai

Merkato

Zlatan Ibrahimoviç do të vendosë vetë për të ardhmen e tij. Në ditën e parë të grumbullimit te Barcelona, Pep Guardiola sqaron situatën e sulmuesit suedez, me të cilin ka pasur një takim dje në mëngjes. “Do të vendosë ai vetë nëse do të qëndrojë apo jo, deklaron tekniku. Gjithsesi, besoj se Zlatan është më i fortë se sa sezonin e kaluar dhe ne nuk e kemi nxjerrë në shitje”. Ibrahimoviç, i kërkuar nga shumë klube angleze dhe nga Milani, ka deklaruar në ditët e kaluara se ka ndërmend të qëndrojë në Kamp Nou, edhe pse ka ardhur një sulmues tjetër, David Vija. Guardiola pohoi se “Fabregas do të vijë në momentin që do ta lejojë Arsenali”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›