E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Xho Kol kalon te Liverpuli

Blerja

Pas shumë thashethemesh është mbyllur më në fund operacioni që çon Xho Kol te Liverpuli. Drejtuesit e “Reds”-ve i kanë ofruar një kontratë 4-vjeçare për 90 mijë sterlina në javë (rreth 5 milionë euro në vit) fantazistit anglez, të lënë të lirë nga çelsi. është mundur kështu konkurrenca e Totenhemit. Kol do të marrë vendin e izraelitit Josi Benajun, i cili është larguar drejt çelsit të Ançelotit dy javë më parë. Javën e ardhshme ai do të bëjë edhe vizitat mjekësore. Ndërkohë, çelsi ka nxjerrë në shitje një tjetër nga futbollistët e tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut, Ashli Kol, për të cilin Ançeloti kërkon 35 milionë sterlina.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›