E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça, një ofertë 50 mln për Fabregas

Zgjedhjet

Kapiteni i Arsenalit, çesk Fabregas, nuk do të jetë në Kamp Nou të martën për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League, por takimi përfundimtar me drejtuesit katalanas duket se vetëm sa është shtyrë përkohësisht. Sandro Roselli, ish-zëvendëspresidenti i Barcelonës, kandidati për të zëvendësuar Laportën në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm, po përgatit një megaofertë për “Topçinjtë” dhe për lojtarin spanjoll. “Sport”, e përditshmja sportive katalanase, flet për 50 milionë euro. Prej kohësh, emri i Fabregas përflitet përkrah Barcelonës, klubit ku u formua si lojtar para se të nisej në moshën vetëm 16-vjeçare për në Londër.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›