Junajtid do Diego Lopez e Benzema
Merkatop
“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të zëvendësimit të 39-vjeçarit Edvin van Der Sar, i cili po shkon drejt daljes në pension vitin e ardhshëm, ndërsa të dy portierët e tjerë, Ben Foster dhe Tomasz Kuszczak kanë dështuar, duke mos e bindur dot Fergusonin. Shumë emra janë përmendur nga shtypi, por shihet se periudha e eksplorimit ka përfunduar dhe në majë të listës është portieri i “nëndetëses së verdhë”, Diego Lopez. Junajtid është shumë i interesuar për 28-vjeçarin dhe është i gatshëm të paguajë 12 milionë euro, ndërsa klubi spanjoll, si zëvendës të tij do të kërkojë Diego Alvesin e Almerias ose portierin e tretë të Real Madridit, Adan.
#