Lamtumirë Xhekos Besim te Huntelar
Milan
Dy gola, dy prova: Ndjekja e gjatë e Edin Xhekos nga Milani nuk mundet të përfundojë me sukses. Djali i drejtorit sportiv Ariedo Braida në dhomat e zhveshjes në Kaljari (“Huntelar është perfekt, shënon gjithmonë, asnjë lojtar nuk godet më shumë se ai: e pse duhet ta shesim atëherë?”) i kanë vënë kapak çdo zhurme të shtypit anglez, i cili ditët e fundit lajmëronte zbarkimin e Totenhemit në kërkim të sulmuesit boshnjak të Volfsburgut. Edhe falë programit të shitjes së Kin e Pavliuçenko, “Spurs”-at po përgatisin një çek prej 30 milionë eurosh për klubin e Volksvagen, që duket se ka vendosur të heqë dorë nga talenti.
#