Laporta: Barcelona e fokusuar tek Arsenali, jo te Real Madridi
Pas barazimit 2-2 kundër Arsenalit në Champions League, Barcelona është rikthyer me një fitore bindëse me rezultat 4-1 kundër Athletik Bilbaos. Golat nga Xhefren, Suarez, Lionel Mesi dhe dy nga Bojan Kërkiç u mundësuan blaugranëve të rimarrin përkohësisht kreun e tabelës. “është një fitore e mrekullueshme pas ndeshjes spektakolare në Champions League kundër Arsenalit në mesjavë, është cituar të ketë thënë Laporta për ‘AS’. Të jemi të gatshëm të luajmë çdo ndeshje si në këtë të fundit, ndaj një skuadre si Bilbao që luan në Europë dhe që meriton lëvdata. Tani duhet të fokusohemi për ndeshjen kundër Arsenalit. Do të përballemi në gjysmëfinale me një rezultat të mirë, por gara është ende e hapur, prandaj duhet të japim çdo gjë që kemi”. Presidenti i katalanasve është pyetur edhe në lidhje me superndeshjen që e pret skuadrën e tij këtë fundjavë në La Liga, kundër rivalit të përjetshëm, Realit të Madridit. Edhe pse konsiderohet si një nga sfidat që mund të vendosë fatet e luftës për titull në kampionatin spanjoll, numri një i klubit të Barcelonës kërkon që i gjithë përqendrimi të jetë në Champions, pasi Reali është të shtunën e ardhshme: “Nuk dua të flas ose të mendoj për ndeshjen kundër Real Madridit. Ata mund të mendojnë të hënën, por nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë te ne. është e vështirë të kemi suksesin e vitit të kaluar. Në fakt, ne jemi eliminuar nga Kupa e Mbretit, por ekipi po luan si më herët”. Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë për ndeshjen e kthimit ndaj Arsenalit. Sulmuesi suedez i Barças, autor i dopjetës kundër anglezëve në sfidën e parë (që përfundoi 2-2), është ndalur për shkak të një problemi në pulpën e djathtë dhe nuk do të zbresë të martën në Kamp Nou. “Ibra ka një tërheqje në pulpën e djathtë, që e detyron të mos luajë ndaj anglezëve”, bën të ditur Barcelona, pa saktësuar se a do të jetë i disponueshëm lojtari për takimin ndaj Realit të Madridit të shtunën e ardhshme. është një javë vendimtare për skuadrën e Pep Guardiolës, e cila pas ndeshjes, që vlen kalimin në gjysmëfinalet e Champions të martën në shtëpi ndaj Arsenalit, do të përballet në Bernabeu me Realin.
#