Gola të pësuar dhe humbje, sa rekorde
Juventus
Në sezonin shkatërrimtar, Juventusi rrezikon të vendosë disa rekorde, por negative. Në fakt, me humbjen 3-0 në Udine, bardhezinjtë ngjiten në kuotën e 19 ndeshjeve radhazi, në të cilat skuadra e Zakeronit pëson gol. Një rekord absolut, që hedh poshtë rekordet e mëparshme (Juventusi 1954-‘55 me 18 ndeshje radhazi). Por nuk përfundon këtu. Humbja me Udinezen e çon në 16 numrin e humbjeve në sezon 2009-‘10 (12 në kampionat, 3 në Europë e 1 në Kupën e Italisë): Del Piero&Co., janë vetë tri humbje larg rekordit prej 19 ndeshjesh, që daton më 1961-‘62. Skuadra e asaj kohe mban edhe rekordin e humbjeve në kampionat me 15 të tilla.
#