E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: Duhet të fitojmë ndaj Skocisë

Trajneri i ri i Argjentinës, Diego Maradona, i cili do ta ketë testin e parë në krye të Përfaqësueses së tij kundër Skocisë, ka thënë se skuadra e tij do të luftojë që nga minuta e parë për fitore. "Një komb si Argjentina nuk luan ndeshje miqësore. Ne jemi në mes të një Kampionati Botëror, ndërsa ndeshja e të mërkurës duhet të konsiderohet si një ndeshje zyrtare".
"Lojtarët e mi duhet të luftojnë nga minuta e parë për ta fituar ndeshjen ndaj Skocisë. Shpresoj të shoh një paraqitje shumë më të mirë të skuadrës në raport me atë të fundit kundër Kilit", është shprehur njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Argjentina pozicionohet në vendin e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin e ardhshëm Botëror në sektorin e Amerikës Latine, duke qëndruar shtatë pikë pas liderit, Paraguai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›